Kuvajti dhuron 5 qendra shëndetësore për Elbasanin! Ambasadori: As në kohë pandemie nuk do rreshtim së mbështeturi

Kuvajti dhuron 5 qendra shëndetësore për Elbasanin! Ambasadori: As në kohë pandemie nuk do rreshtim së mbështeturi

Kryebashkiaku Gledjan Llatja dhe ambasadori i Kuvajtit Fayez Mishari Al-Jassim

ELBASAN- Shteti Kuvajtit dhuron 5 qendra shëndetësore për qytetin e Elbasanit .

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja ka pritur sot në një vizitë zyrtare  Ambasadorin e shtetit Kuvajti në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim.

Ambasadori i shoqëruar  nga gruaja e tij , ka falenderuar  kreun e Bashkisë Elbasan për pritjen dhe është shprehur se Kuvajti do të jetë gjithnjë një mbështetje për Shqipërinë.

 "Shteti i Kuvajtit megjithëse është kohë pandemie nuk do të reshtë së mbështeturi Bashkinë Elbasan, nëpërmjet Qendrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar e cila është partner i Ambasadës së shtetit të Kuvajtit në vendin tonë”, tha ai.

Al-Jassim premtoi që në të ardhme do të ketë projekte të tjera, një ndër to janë edhe shkollat. Ai njoftoi se  nëpërmjet Fondacionit ICC Albania do të financojë edhe 3 shkolla fillore dhe një 9-vjeçare, investime këto shumë të domosdoshme për Bashkinë  Elbasan. Lajmin e dha teksa ishte në inaugurimin e e shkollës "Musa Beqiri " në Labinot Mal, edhe ky investim nga Kuvajti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë