Kuvend-Ahmetaj: Buxheti 2015 konsolidon rritjen ekonomike


TIRANË, 17 Nëntor/ATSH-Anila Struga/.- Ministri i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, tha sot në Kuvend se buxheti 2015 konsolidon rritjen ekonomike nga dy në tre për qind, me synimin që në fund të mandatit të ngjitet në 4.5 për qind.
Gjatë diskutimit në parim të ligjit më të rëndësishëm financiar, ministri Ahmetaj theksoi se tre shtyllat kryesore të buxhetit të ri janë: rritja ekonomike, kryerja e reformave në ekonomi dhe vijimësia e drejtësisë fiskale, e nisur në 2014-n.
Duke u ndalur tek rritja ekonomike, ministri tha se një vit pas ardhjes në pushtet të qeverisjes së majtë, konstatojmë se qeveria është në rrugë të mbarë, pasi ka frenuar rënien ekonomike dhe gropën e madhe që gjeti në shtator 2013.
"Ne po konsolidojmë rritjen ekonomike me instrumente buxhetore dhe jobuxhetore. Ky është buxheti më i madh në 24 vite, që kap shumën e pesë miliardë dollarëve. Po ashtu, është buxheti më i madh dhe në investime në pesë vitet e fundit, ku parashikohet të investohen rreth 800 milion dollarë", u shpreh Ahmetaj.
Kjo shifër në investime, theksoi ai, përbën 5.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa kemi filluar trajektoren e uljes së buxhetit publik. /a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari