Kuvend, akuza të forta Berisha-Manastirliu! Ish-Kryeministri: Jep dorëheqjen, ke bërë tendera sekretë! Ministrja: Hipokrit që gëzon për vdekjet

Në seancë plenare është përplasur me akuza të ndërsjellta ish-Kryeministri Sali Berisha dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Qesh kjo mbrapa, edhe pse vendi ka regjistruar 20 mijë viktima. Nuk qeshet zonjë, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë, dhe duhet të kishe shkuar aty ku e ke vendin, te Dumani.  Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Mos më ndërhy të lutem shumë. Mund të të kthehem mjaft mirë unë se fjalorin e kam.  Unë kam respekt për njeriun por nuk mund të respektoj unë kur shoh ministre me çantë me zafire dhe diamante. Unë respektoj ministre që shërbejnë, përulem para tyre. Nuk mund të respektoj ministre që kapardisen si modele”, tha Berisha.

Ndërkohë që ministrja i ka kthyer përgjigje të ashpër duke i thënë se ai është një hipokrit që gëzon mbi vdekjen.

“Çfarë hipokrizie, po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde dhe më vjen keq por kur flet ti për shëndetësinë që për 8 vite nuk bërë një qendër shëndetësore nuk bleve një ambulancë ti i bëre spitalet kioska ku shiteshin pizhama. Për të kuptuar atë që skuptije dot se nuk dinte nga të vinte e keqja, pare se të flasësh për shëndetësinë e vdekjen dhe vetëm ty mund të ngazëlleje vdekje kë për tu përgjigjur me atë se çfarë ti je me damkë, damkën e ‘non gratës’. Kur të vish këtu e falësh për atë që ti nuk bërë, prandaj jemi duke punuar dyfish, s’do ishim duke bërë ato që nuk bëre ti. A ka më të madh hipokrit sepse të gëzosh për vdekjen, vetëm ti mund ta bësh se ty stë bën përshtypje vdekje, si stë kanë bërë përshtypje vdekjet e të pafajshmëve në Gërdec, stë shkon të flasësh për hipokrizi er aq më pak sesi u menaxhua pandemia.  E vërteta tregon s Shqipëria  e ka përballuar pandeminë me dinjitet duke i siguruar gjithë mbështetjen stafeve mjekësore dhe garancinë për qytetarët shqiptarë që u vaksinuan kur vendet e tjera të rajonit nuk patën vaksina. Kur të vish të flasësh herë tjetër me fakte dhe mos na bëj hipokritin”, tha Manastirliu.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië