Kuvend, Balla provokon PD: A
do ta kalojë Saliu vettingun e Lulit?

Kuvend, Balla provokon PD: A<br />do ta kalojë Saliu vettingun e Lulit?
Deputeti socialit, Taulant Balla ka provokuar dje opozitën lidhur me rikandidimin e  Sali Berishës për zgjedhjet e 18 qershorit, ndërkohë që Basha bashkë me dekriminalizimin ka afishuar dhe nismën e dekomunistizimit.

Duke hedhur në debat idenë që Basha mund të mos e kandidojë më Berishën, Balla pyeti në parlament nëse Berisha do ta kalojë ‘vettingun’ e Bashës. “Mos u mërzisni, një pjesë e juaja, sipas Lulit, nuk e kalon Vettingun brenda Partisë Demokratike. Nuk keni ç’bëni, edhe ju si puna e gjyqtarëve, një pjesë jepni dorëheqjen, një pjesë do kalojë Vettingun e Lulit. Kam hall a do e kalojë Saliu Vettingun e Lulit?”,-tha Balla.

Deputeti i Partisë Socialiste, Tauland Balla nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se Vettingu po merr me vete gjyqtarët që votoi PD-ja. Ai u shpreh gjyqtaren Mirela Fanën e cila u dorëhoq nga posti i saj, nuk e ka votuar PS, por PD. “Gjyqtarë që i keni votuar ju, nuk e kam votuar unë Merita Thanën në Gjykatën e Lartë, e keni votuar ju me votat tuaja, ju e keni çuar në Gjykatën e lartë. Si ka mundësi që kjo gjyqtarja të cilën e keni votuar ju, as nuk pranoi, as nuk ia mbajti të plotësojë dokumentet për të hyrë në procesin e Vettingut, por dha dorëheqjen?!

Edhe një trung gjyqtarësh të tjerë bashkë me Merita Thanën nuk pranuan të bëjnë skanerin e Vettingut”,-tha Balla. Ai shtoi se njerëzit e Berishës në drejtësi nuk mund ta kalonin dot vettingun. “Si ka mundësi që Partia Demokratike nuk thotë një fjalë të vetme për këto gjyqtarë që i keni votuar ju? Ju e dini fare mirë lidhjen personale të Sali Berishës me atë gjyqtare. Kandidati juaj për deputet, në vitin 2005 vendosi gruan e tij në Gjykatën e Lartë. Por dita erdhi dhe gruaja e kandidatit të PD-së nuk e kalon dot Vettingun.

Por nuk mbaron me kaq, pasi tani fillon largimi edhe i atyre që kanë pranuar t'i nënshtrohen Vettingut; kjo sepse do iu dalin të gjitha lidhjet e tyre. Çfarë e pengon Partinë Demokratike që nuk flet për pasurinë e gjyqtarëve? Si ka mundësi që Partia Demokratike ka rënë peng i disa gjyqtarëve dhe disa prokurorëve të korruptuar?”-tha Balla. Në replikë me Taulant Ballën, Oerd Bylykbashi akuzoi se Rama po mbron kriminelët, ndërsa Vettingu duhet që të fillojë nga Parlamenti.

"Kavaja pret procesin zgjedhor, ndërsa Rama po mbron Elvis Roshin dhe të gjithë kriminelët duke u thënë plotësoni formularin të bardhë. Doni të mbani kriminelët për tu treguar të gjithë shqiptarëve, që pavarësisht ligjit të dekriminalizimit,nuk ka rëndësi, mund të kandidojë kushdo, boll të jetë kriminel i zoti",-u shpreh Bylykbashi.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra