Kuvend, Berisha fyen Bushatin
Dogjani tenton të qëllojë Ballën 

Kuvend, Berisha fyen Bushatin<br />Dogjani tenton të qëllojë Ballën 
TIRANË- Sërish situatë e tensionuar në Kuvend.  Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i papërmbajtshëm në Kuvend me deputetët socialistë. Ai përdori një fjalor me karakter fyes në Kuvend. “Ju socialistët jeni racë e neveritshme”.  Në fjalimin e gjatë që mbajti në Parlament, Sali Berisha hodhi akuza fyerje në adresë të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Berisha "këshilloi" kryeministrin Rama që të mos mbajë afër njerëz të cilët i ka kapur me foto e video dhe që i përdor për të sulmuar.

Kjo solli reagime të ashpra nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili nga vendi i është drejtuar drejtuesit të seancës, Edmond Spaho, se po abuzon me kohën që i lë në dispozicion Berishës.

Ka qenë ky ka qenë momenti kur Berisha i bëri thirrje Spahos të nxjerrë jashtë salle Ballën, ndërsa deputeti i PD-së, Asllan Dogjani u ngrit nga vendi duke u drejtuar me shpejtësi tek vendi ku ishte ulur Balla. Ka qenë kolegu Imami që e ka tërhequr nga xhaketa.

E ndërsa Imami mbante nga mënga e xhaketës Dogjanin, ky i fundit dhe Balla kanë debatuar në distancë.



Replikat Berisha-Balla-Dogjani
 
Sali Berisha: Jeni racë neveritshme! Ja çfarë jeni ju...
 
Taulant Balla: Ej, kujt i thua ashtu ti. Ik ulu aty, plakaruq.
 
Dogjani, Ballës: O legen! Kujt i drejtohesh ashtu ti ore?!

Balla-Dogjanit: Ik ore andej, mbylle gojën. Nuk e dëgjon çfarë flet ai? E dëgjove çfarë tha apo ajo?


(Çohet për ta goditur Ballë, por e tërheq për xhakete Arben Imami)
 
Taulant Balla: Pati një fyerje të rëndë ndaj ministrit të Jashtëm. 1% të kishte bërë ti dhe qeveria jote për çështjen shqiptare, sa ka bërë ministri i Jashtëm e do ishe i vlerësuar. Ti Sali ke marrë ryshfet 3.6 mln euro në bankën Raiffeisen. Dita e transparencës dhe gjykimit për CEZ po vjen. Ti ke gjak të përzier e s'ke lidhje me shqiptarët. Ti je një tradhtar.
 
Sali Berisha: Në pafytyrësi të plotë, para kamerave mohoi se është dënuar si shpifës ordiner. A mund të komentohet shpifësi? Nuk mund të komentohet. Shpifësi mbetet shpifës, çfarëdo që t'i bësh. Edhe pas 40 ditësh po ta lyesh me sheqer, zift të del. I them mjeranit sesa herë përdor një mjeran të akuzuar për shpifje, përdhunim, trafik prostitucioni, sa herë përdor një njeri të tillë, aq më shumë del cullak, por jo siç ke dalë në plazhet e botës, por del moralisht cullak, siç je. 

dogjani
(Imami terheq Dogjanin qe ngrihet me vrull pas fjales se Balles)

Në fjalimin e gjatë që mbajti në Parlament, Sali Berisha hodhi akuza fyerje në adresë të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Berisha "këshilloi" kryeministrin Rama që të mos mbajë afër njerëz të cilët i ka kapur me foto e video dhe që i përdor për të sulmuar.
 
Berisha tha se ministri i Jashtëm është kapur me foto në bordellot e burrave në Brazil dhe megjithëse shkrimi ka dalë në mediat e huaja, ai as nuk e ka përgënjeshtruar dhe as nuk e ka hedhur në gjyq.
 
I them Edi Ramës mos u shërbe me njerëz të cilët i depersonalizon, i shpërfytyron, i degradon në shkallën më ekstreme.

Në radhë të parë para vetes së tyre dhe familjarëve të tyre. Unë nuk them se janë të pafajshëm, janë skllevër të rekrutuar, por e vërteta është që faqja e zezë të mbetet ty.

i detyrove ata mjeranë të shpërfytyrohen dhe gënjejnë në mënyrë të përsëritur me media, kur i kap ata peng, e kap ministrin e jashtëm në Brazil dhe shtypi i botës thotë se ‘shkoi në bordello burrash’ dhe nuk e përgënjeshtron, nuk e hedh në gjyq.

Nuk ka ndodhur në 20 vite kjo. Jo mor, mos ta themi ne këtë. Për cilin ministër është thënë kjo mor? E tha opozita këtë? Ua tha Bota këtë mor.

E kanë qarkulluar në çdo kancelari të botës kudo që shkon. Nuk e shkruan dot opozita një shkrim të tillë, e kanë shkruar ata që e kanë fotografuar, ata që e kanë faktuar. Pse nuk e hedh në gjyq ky? Apo ngaqë mund t'i nxjerrë fotot ai”,
tha Berisha.
 
Keto deklarata te ish- kryeministrit sollen reagimin e deputetit socialist, Balla, i cili e quajti Berishen plak dhe se ka gjak te perzier. Pjese e debatit u be edhe Dogjani, i cili reagoi.

Ora 17:30 -Genta Sula votohet si kryetare për hapjen e dosjeve të sigurimit
Parlamenti ka votuar me 69 vota pro dhe 1 abstenim si Kryetare të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sulen.
 
Autoriteti që do hapë dosjet përbëhet nga kryetarja Gentiana Sula, ndërsa anëtarë do të jenë Altin Hoxha, Mariglen Kasmi, Daut Gumeni dhe Simon Miraka.
 
Me 71 vota u miratua projektligji për për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare
jashtë vendit”.
 
Projektligji për zhvillimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë dhe sigurimin e të drejtës së kalimit u miratua me 71 vota pro.
 
Ndërsa projektligji për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë u kalua me 71 vota.
 
Gjithashtu parlamenti miratoi projekt programin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 24 dhjetor 2016.
 
Projektligjet u miratuan vetëm me votat e shumicës, pasi opozita nuk ishte e pranishme, pasi e bojkoti seancën plenare. 

Ora 15:30 - PD largohet nga Kuvendi, Spaho: Bojkot vetëm sot
Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga parlamenti. Deputeti Edmond Spaho tha se maxhoranca e nxori nga rendi i ditës  dekretin e presidentit për ligjin e mbetjeve, ndërsa protestat e qytetarëve u injoruan. Spaho saktësoi se bojkoti i opozitës është vetëm për seancën e sotme.

“Me qindra qytetarë filluan një protestë që dje dhe kryeministri vjen e hedh një lum sharjesh në Kuvend. Ligji për importin e mbetjeve qenka sipas tij i fjalës së fundit. Në shenjë proteste ne vendosemi të largohemi. E kemi bojkotin vetëm për sot. Në mënyrë të njëanshme maxhoranca e nxori nga rendi i dekretin. Ne do kërkojmë që në Shqipëri mos të ketë import plehrash, deri sa ky ligj të rrëzohet.”, tha Spaho.



Ora 12:40 Ahmetaj: Janë krijuar 183 mijë vende të reja pune
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, duke lexuar gjetjet e progres-raportit të Komisionit Europian për këtë vit, tha se në Shqipëri janë krijuar 183 mijë vende të reja pune në 3 vite. Ahmetaj tha se treguesit që flasin për rritje ekonomike të Shqipërisë janë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Komisionit Europian.
 
"Raport-progresi i KE thotë për tregun e punës, forcimi i aktivitetit ekonomik i ka përmirësuar kushtet e tregut të punës. Krijoi vende pune dhe punësimi u rrit në 52.9% në vitin 2015 nga 49.9% në vitin 2013. Me bordero janë krijuar 183 mijë vende të reja pune. Ju filloni e i bëni çorbë statistikat. Kurrë nuk thonë që ekonomia shqiptare lulëzon, por thonë, jo vetëm statistikat tona, por ato të FMN, BB, KE, flasin vetëm për rritje të përshpejtuar të ekonomisë. Është gënjeshtër ajo që u tha se industria nuk është burim rritje. Po t'i hysh në analizë, edhe prodhimi edhe eksporti janë rritur", u shpreh Ahmetaj.
 
Ai theksoi se nuk mund të marrë mësime demokratët, pasi sipas ata e kanë djegur Shqipërinë dy herë.
 
"Ju, në 2009-ën, 2010-ën, manipuluat shifrat. Nga njerëz që e kanë falimentuar shtetin dy herë nuk kam çfarë të mësoj. 97 flakë e zjarr, 21013-a, flakë e zjarr ekonomia. Mësime nuk marr nga Vehbiu dhe Sudja, se është mësimi i falimentimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve", theksoi Ahmetaj. 

Ahmetaj- opozitës: JU sfidoj të auditoni të gjitha koncesionet
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u është përgjigjur në Kuvend akuzave për koncesionet, duke theksuar se në buxhetin e vitit 2017 koncesionet brenda tavaneve buxhetore, nuk financohen më shumë se 5% e të ardhurave tatimore.

“Po ju marr një koncesion. Ndërtimi, operimi, transferimi i HEC mbi lumin Devoll. Rimbursimi i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese është 12-13 mln USD. E dini çfarë është apo jo? Është një koncesion i dhënë drejtë para 6-7 vitesh. I dhënë drejtë dhe në kontratën e vet, ka një kondicion për Qeverinë shqiptare, kondicion kontraktual, të ndërtojë rrugën lidhëse e cila kushton 49 mln Euro nëse nuk jam gabim me 2-3%. Po çfarë doni ju? Të ndërtojmë një hidrocentral dhe të lemë një territor të tërë të palidhur?

Doni një koncesion tjetër? RAPISCAN. 9 mln USD paguan qeveria për skanimin në doganë. Por çfarë doni ju, të lëmë fasonin, gjithë industrinë të falimentojë?!  Jo, nuk e bëjmë as atë. Doni për dializën, që të vdesin rrugës njerëzit në nevojë? Jo! E doni koston? Kosto është e njëjtë me atë që e ka buxheti i shtetit. Mos bëni politikë populiste të gabuar se ju vjen mbrapsht dhe nuk ju beson njeri tek koncesionet. Njerëzit që kanë nevojë për dializë, janë njerëz në nevojë dhe kur ju dëgjojnë ju të flisni për dializën, është e rëndë, por shpresoj të mos ju mallkojnë. Iu është ofruar shërbimi me koston e shtetit dhe është e njëjtë me atë kosto që dikur shërbimi jepej me prokurim. Dhe sot shërbehen më shumë njerëz, dhe shërbimi ofrohet më afër tyre. Doni një parti të majtë, një aleancë të majtë? Kjo është.

Doni koncesionin tjetër? iu referuat laboratorëve, është e njëjta kosto që sot laboratorët e spitaleve të QSUT harxhojnë për operimin e tyre, e njëjta kosto  dhe me të njëjtën sasi parash, ofrohet dyfishi i analizave. Me të njëjtën njësi parash, kemi shërbim më të mirë dhe në finale e gjithë teknologjia e investuar, pas 10 vitesh i ngelet prapë shtetit shqiptar.”- deklaroi Ahmetaj.

“ Janë gati 460 mln USD të sjella nga investimet në koncesione, pa iu referuar Devollit. 460 mln USD që nuk do mund të ishin; ato shërbime nuk do të ishin, ata qytetarë nuk do të shërbeheshin dhe janë qytetarë në nevojë shumica e tyre. 

Po check-up-it për çfarë i referoheni? Eshtë domosdoshmëri! Çfarë keni me parandalimin e sëmundjes? Check up është parandalim i sëmundjes! Po, një parti e majtë, një Aleancë e majtë, merr një kosto përsipër, se nuk ua transferojmë qytetarëve. Doni t’jua transferojmë qytetarëve koston, të rrisim çmimet? Jo.  I kemi ulur çmimet e ilaçeve të paktën me 30%.  Nuk ndodh më të fitohet në kurriz të të sëmurëve dhe nuk ka më të sëmurë të pashërbyer. Kjo është diferenca e koncesionit për ju që vini e bëni politikë edhe me sëmundjen.

Ministri Ahmetaj sfidoi opozitën, duke e ftuar të auditojë të gjitha koncesionet.  

“Auditoni dhe Rapiscan dhe HEC Devoll. Ta auditoni kontratën. Do kishte HEC po të mos kishte rrugë? Do kishte një HEC dhe do kishte një popullatë të tërë, të palidhur, të izoluar nga pjesa tjetër e territorit. Prandaj do t’ju sugjeroja modestisht, miqësisht, të lexoni relacionin, se relacioni i buxhetit të shtetit ka të vërteta të mira, ka të vërteta të vështira dhe në finale, prandaj e kemi marrë relacionin fije për fije për ta ndarë me ju, se kjo është trupa që duhet të ndajë edhe hallin, edhe vështirësinë, edhe suksesin. Dhe suksesi ka një shifër: ka rritjen ekonomike, ka reformat që bëjnë të mundur edhe rritjen e pagave dhe pensioneve.”- u shpreh ministri.

ahmetaj

Ora 12:30 Bode: Bie konsumi privat, rritet papunësia
Ish-ministri demokrat i Financave, Ridvan Bode, përgënjeshtroi shifrat e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, për rritje ekonomike.
 
Bode tha se statistikat e qeverisë janë të pabesueshme dhe se, sipas tij, ekonomia e këtij viti nuk është as në ritmin e ekonomisë së vitit 2012-ë.
 
"Statistikat e qeverisë janë të pabesueshme. Për 2015-ën njëherë thanë se ka qenë 2.6%, ndërsa një statistikë tjetër thotë se rritja ekonomike ka qenë 1.8%. Ne për atë që bëmë, morëm dy herë mandat nga populli e morëm edhe ndëshkimin nga populli. Ne e kemi paguar faturën tonë. S'po them se ke rritje ekonomike, se pastaj zullumi i këtyre këtu mbrapa është shumë i madh. Le të na thotë pse i kanë rënë të ardhurat nga TVSH, akciza, ku janë të ardhurat e naftës, nga  zhdukën. Për këto duhet të jepni llogari ju. Ne morëm edhe meritat, por edhe ndëshkimin nga populli. Ecuria e ekonomisë së përshpejtuar akoma nuk ka arritur ritmet e vitit 2012-ë, kjo është ekonomia", u shpreh Bode. 

bode

Ora 11:50 ​Rama-opozitës: Tregoni përralla rezultatet tona do flasin në 2017
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga seanca e Kuvendit se reformat në vend janë në rrugë të mbarë dhe se çdo zë kundër tyre apo akuzë kundrejt qeverisë, është përrallë.

Debat mes atyre që tregojnë përralla dhe atyre që flasin me ekspertizë ka ndryshim të madh. Përrallën e konçesioneve në shëndetësi, tregojeni sa të doni nuk ju beson asnjëri. E vërteta është ajo që qytetarët provojnë dhe që është shumë e thjeshtë dhe që qytetarët marrin shërbime shumë më cilësore dhe që nuk paguajnë asnjë qindarkë nga xhepi. As nuk do të humbasim më kohë për ti mbushur mendjen atyre që shqiptarët i duan të pandriçuar në këtë çështje. Tani po vij tek tema, qendrore, të flasim për ekonomi.

N.q.s doni të flasim për ekonomi, kjo bazohet në të dhëna të të Bankës Botërore e FMN.

Por sado ju të varfrit sesa do arrini ti gënjeni këtë do e shihni në rezultatet që do të korrrim në vitin 2017.  Ekonomia rritet sipas reformave që po bëjmë ne, tregu i punës po përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme.
Shifrat nuk vlejnë për ata që thonë sipas karriges ku jemi ulur, po të jemi ulur në karrigen e kryeministrit janë të larta, po të jemi në karrigen e dëshpërimit në krahun e djathtë, shifrat janë krejtësisht të pavlerë. BB ka folur qartë
”.



Ekonomia
Sipas kryeministrit Rama, rritja ekonomike bazohet në fakte të verifikueshme, ndërsa borxhi publik pritet të bjerë në përputhje me programin e qeverisë.

Ekonomia e Shqipërisë ka vazhduar të zgjidhet nga investimet privatë. Rritja e përshpejtuar me 3% në 3-mujorin e 2016 vazhdoi me një rritje 3.2 % me tre mujorin e dytë.
Deficiti buxhetor pritet të arijë në 5.2 % në 2017. Nëse duam të flasim për ekonomi, ekonomia bazohet në fakte të verifikueshme, jo në shkelje të syrit te të varfërve. Borxhi publik pritet të bjerë në përputhje me programin e qeverisë. Shakaxhinjtë e përparimit që mendojnë se ekonomia rritet duke treguar përralla le të tregojnë përralla, ekonomia rritet duke bërë reforma sic bëmë ne. Norma e punësimit është 2.7 % me  lartë se e njëjta përiudhe se një vit më parë
Sipas BB rezultatet më të mira në punësim shënojnë ttreguesit e uljes së papunësisë si dhe rritja e pjesëmarrjes në forcën e punës. Fakti është që papunësia sipas BB është ulur dhe jam shumë i kënaqur që kam Tabakun këtu se nuk e kisha kur doli niveli i korrupsionit dhe jam i bindur se as Tabaku nuk mohon dot këtë raprot të BB. Sipas BB është ulur varfëria. varfëria e moderuar vlerësohet të ketë rënë në 2015 me 46%.


E duke iu drejtuar Vokshit, Rama tha,  “Kur lexon raportin mos shiko vetëm shëndetin. Zbrit nga kulla e vrojtimit lexo raportion dhe hajde këtu.”

"Ju jeni ballistët, karikaturat e Shefqet Musarajt"
Më pas kreu i qeverisë foli për uljen e moshës së pensionit për minatorët, rritjen e ndihmës ekonomike si dhe dëmshpërblimin për ish të përndjekurit politikë.
“I kalbët për së gjalli ata që vuajtën nën diktaturën e komunizmit. I latë të prisnin 20 vjet e kusur për lekët e tyre. E bënit këtë kur shanit veteranët i quanit të tërë sigurisma. Po ju more ju, ju jeni ballistët, karikaturat e Shefqet Musarajt, se nuk është këtu ai që thoshte që ka pas babën partizan kur ka qenë baba 10 vjeç në kohën e luftës".

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan