Kuvend, deputetët nuk shkojnë në
seancë, shtyhet sërish Kodi Rrugo

Kuvend, deputetët nuk shkojnë në<br />seancë, shtyhet sërish Kodi Rrugo
TIRANE- Problemet me audion vonuan për rreth 2 orë nisjen e punimeve të Kuvendit, moment ky që shërbeu edhe si pikënisje e debateve dhe akuzave të ashpra, deri edhe fyese mes ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe nënkryetarit socialist të grupit parlamentar, Taulant Balla.

Kuvendi iu nënshtrua 2 vjet më parë një rikonstruksioni total, përfshirë edhe sistemin e fonisë, një investim prej qindra milionë lekë, por problemet kanë dalë menjëherë në pah dhe prej dy javësh, Kuvendi i nis punimet me nga 2 orë vonesë, për shkak të avarive në sistemin audio.

Nga ana tjetër, ligjet me shumicë të cilësuar prej 84 votash, vazhdojnë të mbeten një problem numrash për mazhorancën e majtë. Që prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, javën e parë të shtatorit, Si të mos mjaftojë Kodi Rrugor, i cili është spostuar tashmë në “kalendat greke”, mungesës së 84 votave i shtohet edhe ligji për “Nëpunësin Civil”, i cili ka përfunduar shqyrtimin në komisione dhe i është dërguar seancës së Kuvendit për votim 2 javë më parë.  
 
Mungesat 
Partia Socialiste kishte mungesa në radhët e saj dje në Kuvend, pavarësisht përpjekjeve të ditëve të fundit të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, për të bindur deputetët që të jenë të pranishëm në seancë. Fakti që në rendin e ditës të punimeve të Kuvendit, krahas dy marrëveshjeve, ishin edhe dy ligjet me 84 vota, seanca e djeshme ishte një tjetër test për shumicën parlamentare, për të vënë në provë numrat e saj.

Por, në përfundim të votimit të 2 marrëveshjeve, përkatësisht me 94 dhe 100 vota “pro”, drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj nuk hodhi në votim “Kodin Rrugor” dhe ligjin për “Nëpunësin Civil”, duke bërë që ato të shtyhen për seancën e ardhshme. Seancën e kaluar, mazhoranca u përfshi edhe nga një debat brenda saj, kur kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe deputeti i LSI, Spartak Braho, i cili dje mungonte shprehën argumente të kundërta lidhur me arsyet e shtyrjes së ligjit për “Nëpunësin”. 
 
Votimi 
Kuvendi miratoi dy marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës me votë konsensuale të mazhorancës, por edhe të opozitës. Me 100 vota “pro”, Kuvendi miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së konsulencës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare” , ndërsa me 97 vota “pro” dhe 2 kundër, për zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes me “Rapiscan”. Gjatë votimit të kësaj të fundit,
 
ra në sy vota kundër e deputetëve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kryetari i kësaj force politike, pjesë e mazhorancës, Shpëtim Idrizi dhe deputeti Aqif Rakipi, votuan kundër marrëveshjes, ndërsa Omer Mamo, një tjetër deputet i PDIU, votoi “pro”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës