Kuvend, deputetët që nuk e
votuan ligjin për Mbetjet/LISTA

Kuvend, deputetët që nuk e<br />votuan ligjin për Mbetjet/LISTA
Parlamenti ka miratuar mbrëmjen e djeshme me shumicë të thjeshtë prej 63 votash ligjin që lejon importin e mbetjeve urbane nga shtete të tjera. Nisma ligjore e propozuar nga PS dhe LSI trazoi ujërat dhe balancat politike brenda Kuvendit, duke bërë që një ligj i tillë i kontestuar fort, të kalonte me shumicë kaq të ulët, duke mos marrë as gjysmën e votave të anëtarëve të parlamentit (70 vota). Opozita nuk zhgënjeu në qëndrimin e saj, ku votat u ndanë në kundër dhe mospjesëmarrje në votim. Por më e larmishme situata ishte brenda mazhorancës.

27 deputetë nuk votuan pro këtij ligji, edhe pse kryeministri dha garanci se asnjë mbetje e dëmshme nuk do të vijë në vendin tonë. 4 deputetë të mazhorancës votuan kundër, ku surprizoi Dashamir Peza, teksa pritej vota kundër e Ben Bluhi, Vangjel Dules dhe Mimoza Hafizit, deputetë këta që e kundërshtuan dhe më herët nismën. Katër votat abstenim ndaheshin 1 nga opozita, përkatësisht kartoni i Genc Pollos, dhe tre nga mazhoranca: Përparim Spahiu i LSI-së dhe Klodiana Spahiu e Luljeta Arapi nga PS. Deputetë të mazhorancës që nuk morën pjesë në votim ishin 20. Bie në sy mungesa e kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili u largua nga salla disa orë përpara votimit. Vetë deputetët e LSI-së janë ndarë mes abstenimeve, votave pro dhe mos marrjes pjesë në votim. Nga kjo parti, veç abstenimit të Spahiut, nuk mori pjesë në votim Ilir Meta, Spartak Braho, Vangjel Tavo dhe Ylli Shehu.

Po ashtu, pjesë në votim nuk mori as grupi parlamentar i PDIU-së. Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Aqif Rakipi, Tahir Muhedini dhe Omer Mamo preferuan të mos merrnin pjesë në votim duke ju shmangur kostove të këtij ligji. Edhe nga Partia Socialiste disa deputetë të rëndësishëm nuk morën pjesë në votim. Mes tyre Bashkim Fino i cili prej muajsh ndodhet jashtë vendit për arsye shëndetësore. Erjon Brace dhe Arta Dade që e kishin kundërshtuar ligjin, nuk votuan kundër, por zgjodhën të mos merrnin pjesë në votim. Të njëjtën gjë bëri edhe Tom Doshi, Fatmir Toçi, Parid Cara, Mira Shehu, Enkelejda Shkreli, Vangjel Kosta, si dhe dy bashkëpunëtorët e mazhorancës Mirela Ferracaku e Eduard Ndocaj.

Kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektligjin për mbetjet duke theksuar se situata ndryshon kryekëput nga ajo kohë kur PD propozonte një ligj të tillë dhe e majta e kundërshtoi. Rama tha, se në kohën e PD, dëshirohej të futej ky ligj, por nuk kishte asnjë laborator ku të bëheshin analizat, dhe mund të futej çdo mbetje e rrezikshme. "Së pari nëse i referohemi 3 viteve më parë, unë do të bëja të njëjtën gjë, pasi gjithçka ishte jashtë kontrollit, sepse ligji nuk garantonte mbrojtjen nga plehrat e rrezikshme. E kam thënë, mos sillni shembull Europën, por shikoni që s’kemi asnjë instrument kontrolli. Në 2013 nuk kishte asnjë lloj kapaciteti në infrastrukturë apo burime njerëzore që mund të garantonte zbatimin e ligjit, ashtu sikur kishte probleme në garancitë e kontrollit. Sot ka një laborator të certifikuar nga BE", u shpreh Rama. Ai tha se do të jenë vetëm tre pika doganore të përcaktuara ku do të lejohet importi i mbetjeve për të patur një kontroll më të mirë të tyre, ndërsa akuzave të opozitës iu përgjigj duke thënë se laboratori i analizave financohet nga BE.
 
Kamerat 
Mazhoranca votoi me 74 vota pro dhe 23 kundër ligjin për masat shtesë të sigurisë, i bllokuar prej 6 muajsh prej mosmarrëveshjeve PS-LSI. Ligji parashikon vendosjen e kamerave në ambiente të hapura për parandalimin e krimit.
 
Si u shpërndanë votat e deputetëve: 
Kundër/Mazhoranca
Dashamir Peza PS
Ben Blushi PS
Vangjel Dule PBDNJ
Mimoza Hafizi PS

Kundër/Opozita
Arben Ristani PD
Jorida Tabaku PD
Edi Paloka PD
Flamur Noka PD
Eduard Selami PD
Asllan Dogjani PD
Arben Imami PD
Florion Mima PD
Albina Deda PD
Liljana Elmazi PD
Eleina Qirici PD
Albana Vokshi PD
Gert Bogdani PD
Bedri Mihaj PD
Astrit Veliaj  PD
Kozma Dashi PD
Kastriot Islami PD
Bedri Hoxha PD
Roland Keta PD
Dashamir Shehi LZHK
Irma Kopliku PD
Keltis Kruja PD
Alban Zeneli PD 

Abstenim
Genc Pollo PD
Përparim Spahiu LSI
Klodiana Spahiu PS
Luljeta Arapi PS 
 
Nuk Votuan/Mazhoranca
Bashkim Fino PS
Tom Doshi PS
Erjon Brace PS
Fatmir Toçi PS
Parid Cara PS
Arta Dade PS
Mira Shehu PS
Enkelejda Shkreli PS
Vangjel Kosta PS
Mirela Ferracaku PDK
Eduard Ndocaj PS
Ilir Meta LSI
Spartak Braho LSI
Vangjel Tavo LSI
Ylli Shehu LSI
Mesila Doda PDIU
Shpëtim Idrizi PDIU
Aqif Rakipi PDIU
Tahir Muhedini PDIU
Omer Mamo PDIU 

Nuk Votuan/Opozita
Fatmir Mediu PR
Agron Duka  PAA
Aldo Bumci  PD
Oerd Bylykbashi PD
Majlinda Bregu PD
Ritvan Bode PD
Sali Berisha PD
Jozefina Topalli PD
Myqerem Tafaj PD
Gent Strazimiri PD
Gjergji Papa PD
Genc Ruli PD
Astrit Patozi PD
Igli Cara PD
Eduard Halimi PD
Luciano Boçi PD
Helidon Bushati  PD
Arbiola Halimi PD
Mimoza Hajdarmataj PD
Nard Ndoka PKD
Gjovalin Bzhetaj PD
Dashamir Tahiri LZHK
Dashamir Shehi PD 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë