Kuvend/ Edi Rama nuk e mohon
Berisha: Vijnë 2 mijë muxhahedinë

Kuvend/ Edi Rama nuk e mohon<br />Berisha: Vijnë 2 mijë muxhahedinë
TIRANË - Ish-kryeministri Berisha ka njoftuar dje nga salla e parlamentit se në Shqipëri do të vijnë më shumë se 2 mijë muxhahedinë nga zona e konfliktit mes Iranit dhe Irakut. Sipas tij, kjo do të jetë një ndër arsyet kryesore të vizitës së Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë ditën e diel. Një gjë e tillë nuk u mohua nga kryeministri i vendit, i cili, teksa mori fjalën pas Berishës tha se tema e përmendur prej tij nuk është një risi por një vijim i mbështetjes konstante. Rama theksoi se vizita korrespondon me  25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

“Së pari dua të ngre çështjen e “kampit të lirisë” të muxhahedinëve. Ata janë në vështirësi serioze. Qeveria aktuale mori disa herë më shumë dhe ne e përgëzojmë dhe e përshëndesim këtë akt. Ajo që ne kërkojmë sot, dhe opozita e mbështet këtë akt, është që t’i premtohet sekretarit Kerry të merren të gjithë muxhahedinët sepse edhe para 8 muajve ata janë bombarduar”-tha Berisha. Ai u thelluar për të sqaruar historinë e këtyre njerëzve dhe solidaritetin shqiptar.

“Asnjë nuk i do. Irani nuk i do, Iraku nuk i do se flirton me Iranin, IS nuk i do se i konsideron proamerikanë, etj. Ne kemi traditën tonë, në këtë rast nuk kemi ç’i ndihmojnë SHBA-të, votën që  duhet ta japim për çështjen e sigurisë, ne ja dhamë gjithmonë dhe ju nuk ja dhatë duke bërë kështu një gabim shumë të rëndë, historik. Kërkoj t’i premtohet sekretarit dhe të merren dhe ata 2 mijë e ca fatkëqij që kanë mbetur aty në kushte mjaft të vështira. Ky premtim është strikt për qëllime humanitare, njerëzore”-tha Berisha.

Kryeministri Rama ju përgjigj me një pranim të butë kësaj çështjeje. “Ti i di mirë, që Sekretari i Shtetit nuk vjen për të kërkuar ato që the ti. Në atë aspekt nuk ka asnjë problem mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është një vazhdë e një angazhimi që ne e respektojmë dhe do të vazhdojmë ta respektojmë. Zoti Kerry vjen këtu, sepse është  një vizitë e planifikuar për të vizituar Shqipërinë edhe në kuadrin e kontakteve me rajonin dhe në kuadrin e marrëdhënies së ngushte mes SHBA dhe Shqipërisë, që tanimë kanë firmosur edhe një dokument të partneritetit strategjik”-tha Rama.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv