Kuvend,ja dy deputetet e PDIU
që bashkuan votat me PS

Kuvend,ja dy deputetet e PDIU<br />që bashkuan votat me PS<br /><br>
Në fund të seancës së gjatë plenare, Kuvendi ka miratuar Aktin Normativ të buxhetit për vitin 2017, ku qeverisë i janë bashkuar dhe dy vota nga PDIU. Report Tv mësoi se kanë qenë deputetet Reme Lala dhe Elena Xhina.

Akti Normativ, pra ndryshimet në buxhetin e 2017, ka kaluar me 73 vota pro dhe 32 kundër, ndërsa është miratuar edhe ndihma juridike me 76 vota pro dhe 27 kundër. Ndërkohë, marrëveshja për vajin e ullirit dhe ratifikimi i marrëveshjes së huasë për asistencën sociale janë miratuar me 105 vota pro dhe asnjë kundër, pra kanë marrë edhe votat e opozitës. 

Ndërkohë, është shtyrë për në seancën e radhës votimi për anëtarët e bordit të autoritetit të konkurrencës, pasi ishin vetëm dy kandidatë, por duheshin katër. Kuvendi do të mblidhet edhe njëherë për vitin 2017, ku do të zhvillojë seancën e fundit plenare ditën e hënë, më 18 dhjetor, ku pritet të zgjidhet dhe Kryeprokurori i Përkohshëm. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Siguria në plazhe/ Nga Ksamili në Koman 17 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit e 5 mjeteve

Siguria në plazhe/ Nga Ksamili në Koman 17 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit e 5 mjeteve