Deputeti Luan Rama ne Kuvend Foto Albert Myftaraj (Arkiv)
TIRANË, 19 Qershor/ATSH/.- Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Luan Rama, gjatë seancës së sotme plenare, iu ankua kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, se nuk po i mundësohet realizimi i një interpelance me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi lidhur me ecurinë e punës së komisionit të posaçëm shtetëror për organizimin e festimeve të 70-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
"Në emër të deputetëve të grupit të LSI-së, Spartak Braho dhe Petrit Vasili, kemi kërkuar një interpelancë me zëvendkryeministrin Niko Peleshi lidhur me punën që po bën komisioni qeveritar për organizimin e festimeve të 70-vjetorit të çlirimit të vendit, pasi kanë kaluar tre muaj nga paraqitja e kërkesës dhe ende nuk po realizohet interpelanca. Ndonëse na ndajnë vetëm pesë muaj nga data e çlirimit ende nuk kemi asgjë të qartë se çfarë do të bëhet për këtë çështje. Megjithëse jemi përpjekur ta zgjidhim me administratën e Kuvendit, duhet ndërhyrja juaj që të bëhet e mundur kjo gjë", iu drejtua deputeti Rama kryeparlamentarit Meta. Ky i fundit ftoi zv/kryeministrin Peleshi që ta ketë parasys këtë kërkesë të deputetëve të LSI-së.
Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) është nismëtare e ngritjes së një komisioni të posaçëm shtetëror për organizimin e festimeve të këtij jubileu. /a.s//a.ke/
/Shqiptarja.com