Kuvend,mazhoranca rrëzon dekretet 
 e Nishanit për Arsimin dhe TurizminTe gjitha lajmet per seancen e Kuvendit

Kuvend,mazhoranca rrëzon dekretet <br /> e Nishanit për Arsimin dhe TurizminTe gjitha lajmet per seancen e Kuvendit
TIRANË - Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, mazhoranca rrëzoi me shumicë votash dy dekretet e kthyera në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani për rishqyrtim. Dy ligjet, ai për Arsimin e Lartë dhe për Turizmin ishin votuar seancën e fundit para mbylljes së sesionit parlamentar. Të dyja u kthyen në Kuvend nga Presidenti, dhe pas rrëzimit në komisionet parlamentare, u rrëzua edhe në Parlament.
 
Konkretisht, dekreti i Presidentit për ligjin e Arsimit të Lartë u rrëzua me 71 vota kundër, 18 pro dhe 1 abstenim. Kurse dekreti i Nishanit për ligjin e Turizmit u shpall i pavlefshëm me 72 vota kundër, 14 vota pro dhe 1 abstenim.

Ish kryeministri Berisha gjatë fjalimit të tij ka denoncuar në njëfarë mënyre një akt korruptiv ndaj tij dhe PD lidhur me miratimin ose jo të këtij ligji. Ai ka thënë se ky ligj është financuar nga dy universitete private. Sipas Berishës, pronarët e këtyre universiteteve, emrat e të cilëve nuk i ka përmendur, i kanë ofruar para PD-­së, që të mos e kundërshtojë ligjin.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në fjalën e mbajtur në Kuvend u bëri thirrje deputetëve që të rrëzojnë drekretin e presidentittë Republikës, për Arsimin e Lartë.

15: 20 Pollo: Ligji rrit tarifat për universitetet
Ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo reagoi duke thënë se rikthimi i ligjit për shqyrtim është një mundësi e mirë për të bërë ndryshime në ligjin e Arsimit të Lartë. Deputeti i PD-së theksoi se me këtë ligj tarifat do të pësojnë një rritje të konsiderueshme, duke thënë se do të shkojë deri në 800 mijë lekë viti shkollor.

“Dekreti i presidentit do të ishte një shans i mirë, do të ishte një mundësi për të rikonsideruar gjëra që janë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Tarifat e shkollimit me këtë formulë mund të shkojnë 400 deri në 800 mijë. Nuk shikojmë ndonjë rritje të PBB-së, përkundrazi, pra në vetvete është një ligj shoqërish i padrejtë. Është ironike që e sjelle Partia Socialiste por nuk është i vetmi që nuk ka fare kujdes social.  Zhdukja e studimeve albanologjike është një mungesë serioziteti”, u shpreh Pollo.

14:40 Nikolla: Argumentet e Presidentit nuk qëndrojnë
Ministra e Arsimit, Lindita Nikolla në fjalën e saj në parlament bëri thirrje për rrëzimin e dekretit të Presidentit për ligjin e Arsimit të Lartë. Nikolla duke rrëzuar argumentet me të cilat Bujar Nishani ktheu ligjin për rishqyrtim, tha se tarifat për shkollimin i vendosin institucionet e arsimit dhe jo qeveria.

“U lihet institucioneve të vendosin të lira dhe përgjegjësi tarifën për shkollimin. Krijohet vetëm një agjenci. Ajo që do të merret me financimin e arsimit të lartë. Të tjerat rioganizohen. Të gjitha dilemat e presidentit kanë qenë shteruese, ashtu siç ka bërë me çdo ligj që ka kthyer”, u shpreh Nikolla.

Më tej, Nikolla u shpreh se ligji ka marrë mbështetjen e shumicës së grupeve të interesit që kanë marrë pjesë në shqyrtimin e ligjit.

“Kemi pasur një proces të gjerë konsultimesh. Ju ftoj të votoni rrëzimin e dekretit të presidentit për të mbrojtur ligjin e mbështetur jo vetëm nga maxhoranca politike, por edhe nga mazhoranca e grupeve të interesit. Ligji ka gjetur mbështetej nga ekspertiza e huaj dhe nga Brukseli zyrtar si një ligj që do të bëjë një hov të madh në cilësinë e arsimimit të të rinjve shqiptarë. KE nuk mund të tolerojë një ligj që cenon autonominë apo një ligj që nuk është në koherencë me konventat evropiane”, deklaroi ministrja.



Ora: 12:15 Berisha: Ligji është financuar nga dy universitete, na kanë afruar para të mos e kundërshtojmë
 Ish kryeministri Berisha gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenare, ka kundërshtuar ligjin për arsimin e lartë. Ai ka thënë se ky ligj është financuar nga dy universitete private. Sipas Berishës, pronarët e këtyre universiteteve, emrat e të cilëve nuk i ka përmendur, i kanë ofruar para PD-­së, që të mos e kundërshtojë ligjin.
 
“Ky ligj po bëhet për favorizimin e dy­ tre universiteteve private. Kush janë ato? Mjafton të lexoni mediat e tyre. Na janë afruar edhe ne që të mos e kundërshtojmë këtë ligj, por nuk iu eci”, ka thënë Berisha

"E përshendes vendimin e presidentit. Përdori modelin britanik për të rikthyer një të shkuar të hidhur në shqipëri për arsimin e lartë. Universitetitet britanike janë të faktuara, rankojnë më lart se universitetet e tjera të botës, renditen në 10-15 më të mirat. Kjo është një traditë e krijuar nga demokracia më e vjetër e botës e cila shumë procese që ne i kalojmë i ka kaluar dy shekuj më parë. U tërhoqa nga ky model se mbyllte dyert e universiteteve për të varfërit.

"Gjej një studente duke qarë, i thotë cfarë ke? Mbeta në këtë lëndë. Ska gjë do ta japësh. Mos u bë e marrë se në fakultetin tonë mbeten vetëm ata që i shtyp makina. E pagoi shumë shtrenjt këtë fjalë e ndoqën e persekutuan se bëri një deklaratë që ishte e vërtetë,. Unë kam dhënë mësim 23 vjet, po kishte dobësi dhe atëherë kur ishin gjithsej 7 mijë studentë. Lufta për forcimin e cilësisë është shumë e drejtë, ky model që sillni ju fut direkt në borde njërëzit e qeverisë. Së dyti, mbyll dyert për të varfërit e shqipërisë".-theksoi Berisha në fjalën e tij

Ora 11:25 Jozefina Topalli: Kthejeni mbrapsh ligjin, i mbyll derën dhe dëmton ata që nuk kanë
Në një ndërhyrje jashtë rradhës për të mbajtur fjalën deputetja demokrate Jozefina Topalli ka reaguar duke cituar protestën e studentëve që po zhvillohet jashtë dyerve të parlamentit.Ajo bëri thirrje të kthehet ligji mos të miratohet pasi  poi  mbyllet dera për arsimim atyre që nuk kanë të vobektëvë që duan të mësojn.Sipas saj tarifat që rriten me këtë ligj janë të niveleve të larta që smund të përballohen pasi jot ë gjithë janë fëmijë deputeëtsh.
 
“Doja të ishte kryeministri porn ë të tilla rasteë ai nuk ndodhet. Ky debat ka përfshirë gjithkënd pedagogë akademik janë kundra ligjit për arsimit. Arsimi ka halle të tjera ti shtojmë prap robleme sëdshtë normale. Tarifat që i shtohen studentëve e vecanërsiht atyre që skan të ardhura skanë prindër skan të ardhura i dërrmon.. Nuk mund të fikim shpresat e tyre për arsimi. Kthejeni mbrapsh këtë ligj. Aty ku mbyllet një der universiteti hapet një derë burgu Po iu mbyllet dera atyre që nuk kanë”- tha Topalli në fjalën e saj

Ora 11:20 Musa Ulqini: Tarifat nuk rritetn. Në dekretin e Presidentit nuk ka argument ligjore.
Në fjalën e tij në foltoren e kuvendit pas deputetit demokrat Boçi deputeti i mazhorancës Musa Ulqini i ka rishqyrtuar të gjitha argumentet e dekretetit të Presidentit duke theksuar se presidenti nuk ka argument ligjore për kundërshtimin e tij lidhur me këtë ligj. "Kemi shqyrtuar dekretin e presidentit. Në dekret thuhet se rriten tarifat për studentët ligji nuk rrit tarifat për studentët kjo nuk është e vërtetë", tha ai.
 
Ora 11:10  Luçiano Boçi: Ligji cënon autonominë universitare
Në seancën e sotme ku si pikë e parë të rendit të ditës po rishqyrtohet ligji për arsimin e lartë pas kthimit nga Presidenti Nishani Luciano Boçi deputeti democrat rithekson edhe njëhërë se ligji vcënon autonominë universitare duke rrshtuar disa argument mbi këtë tezë.

Ai u shpreh se ligji kufizon të drejtën për arsimim , cënon sigurinë juridike dhe degradon rolin thelbësor të studentëve

Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon dhe diskutimin e pr/ligjit “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, si dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve, ajo “Për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin “Evropa për qytetarët”, si dhe “Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe KFE Frankfurt AM MAIN, “KFE”, për shumën 24 milion euro për projektin “Ujësjellësi Rural III”.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe