Kuvend, miratohet ratifikimi i
projektit të Lagunës Kune-Vain‏

U votua në seancën e sotme parlamentare, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet KM të RSH dhe Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) për Fondin Global Mjedisor, për projektin me madhësi mesatere të ripërtëritjes së Lagunës Kune-Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem”​
Ratifikimi i Marrëveshjes nga Parlamenti shqiptar i hap rrugë zbatimit të projektit “Arritja e ripërtëritjes  së Lagunës Kune -Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem”

Qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve në nivel qendror dhe vendor duke synuar implementimin e një plani me masa adaptuese me fokus në ekosistem për arritjen e përshtatjes të lagunës së Kune-Vainit, si dhe komuniteteve banuese pranë saj.

Projekti parashikon:
Rehabilitimin e të paktën 10 puseve artizane, plotësisht funksionale dhe që shkarkojnë ujë të pastër në lagunë, më konkretisht: 6 puse artizane të ndërtuara dhe  4 puse artizane të rehabilituara,  në seksionet Ceka dhe Zaje të sistemit të lagunës Kune-Vaini.

Ripyllëzimin e të paktën 10 hektarë pyjeve të degraduara bregdetare në periferi të lagunës Ceka, ku prania e fidanëve do të jetë një përfaqësim për krijimin e pyjeve.
Një kanal të ri funksional të hyrjes së baticës duke përfshirë; ndërtimin e dy paneleve/valëthyese terminale në mes të lagunës Ceka dhe Detit Adriatik.

Mbjelljen e 2000 metër duna bregdetare me bimë rezistente ndaj klimës sipas protokolleve teknike.

Projekti synon aktivitetet më të rëndësishme për të kuptuar qasjen ndaj ndryshimeve klimatike, bashkëjetesën, marrjen e masave institucionale dhe sociale për rekuperimin e lagunës dhe adaptimin e ekosistemit.

Ky projekt do të zbatohet për një periudhë 36 mujore nëpërmjet një granti të UNEP/GEF (Fondit Global për Mjedisin) dhe bashkëfinancim i Ministrisë së Mjedisit prej 1,903,000 Usd.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër