TIRANË – Seanca e së enjtes pritet të rrisë temperaturën politike në sallën e Kuvendit. Sipas axhendës së miratuar pa konsensusin e opozitës, deputetët dop të shqyrtojnë nesër kërkesën e demokratëve për shkarkimin nga detyra të zëvendëskryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu.
Kërkesa parashikon ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetojë veprimtarinë e zv/kryetarit të KLD-së, pas akuzave se ai ka shfrytëzuar postin për të kryer veprimtari politike. Maxhoranca në kërkesën e saj argumenton se Spahiu ka shkelur ligjet, duke cënuar dinjitetin e institucionit që ai drejton, ndaj dhe nevojitet një komision hetimor.
Nisma e maxhorancës, një javë më parë është kundërshtuar nga nënkryetari i KLD-së, e cila sipas tij nuk ka asnjë mbështetje kushtetuese. Deputetët socialistë janë shprehur se opozita jo vetëm nuk e miraton ngritjen e një komisioni hetimor ndaj nënkryetarit të KLD-së, por ajo as nuk do të bëhet pjesë e tij.
IMUNITETI I 3 SOCIALISTËVE
Po nesër, Kuvendi do të njihet zyrtarisht me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë. Tom Doshi, Besnik Bare dhe Taulant Balla janë politikanët të cilët hetohen nga prokuroria për organizimin e protestës së 21 janarit të një viti më parë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com