TIRANE, 28 janar /ATSH/. - Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ditën e enjte, datë 29 janar 2015, ora 10.00, në kuadër të "Ditës së Kujtesës", në ambientet e Sallës së Seancave Plenare do të zhvillohet një ceremoni përkujtimore të viktimave të holokaustit dhe një ekspozitë fotografike.
Gjatë ceremonisë do të mbajnë fjalim përpara deputetëve Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, David Cohen. /a.ke/