Kuvend, nisin homazhet
për Leka Zogun I

Kuvend, nisin homazhet <br />për Leka Zogun I
TIRANË – Nis në Tiranë ceremonia shtetërore funebër në nder të pretedentit të fronit mbretëror Leka Zogu I. Në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë kanë nisur homazhet sikundër ishte përcaktuar edhe me një vendim të posaçëm të Qeverisë shqiptare.
Trupi i pajetë i Leka Zogut I është vendosur në sallën e kuvendit ku për më shumë se 2 orë do të zhvillohen homazhet në nder të tij.
Në oborrin e Kuvendit pak minuta më parë ka mbërrritur princi Leka Zogu II i shoqëruar nga e fejuara e tij Elia Zaharia dhe përfaqësues të oborrit mbretëror.Të pranishëm në homazhe janë edhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Pas orës 12.00 kortezhi do të kalojë në një itinerar të përcaktuar qartë nga protokolli i shtetit, ndërkohë që trupi i ish pretendtit të fronin mbretëror do të vendoset në shtratin e një topi, një traditë kjo që përdoret për figurat më të larta të shtetit shqiptar, të cilat ndahen nga jeta.
Gjatë tre ditëve të fundit personalitete të larta të shtetit shqiptar kanë ngushëlluar familjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’