Kuvend, nisin procedurat për
emërimin e kryetarit të ri të AMA

TIRANË - Kuvendi fillon ditën e hënë procedurat ligjore për emërimin e kryetarit të ri, të Bordit të Monitorimit të Medias Audiovizive, ose siç njihet ndryshe AMA.

Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i komisionit të medias, Alfred Peza, në një prononcim për A1 Report.
 
Deputeti socialist argumenton, se kryetares Endira Bushati i ka përfunduar prej kohësh mandati në krye të AMA-s.

Peza argumenton se njësia e monitorimit ka plotësuar raportin, ku evidenton vakancën e 3 anëtarëve dhe kryetares së AMA-s Endira Bushati, dhe ky raport është firmosur edhe nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
 
Në këtë mënyrë i hapet rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij institucioni mjaft të kritikuar. Por për deputetin Alfred Peza, Endira Bushati prej kohësh nuk është më kryetare e AMA-s.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im