Kuvend, Noka: Nuk ka shqiptar 
që e njeh Saimir Tahirin si ministë

Kuvend, Noka: Nuk ka shqiptar <br />që e njeh Saimir Tahirin si ministë
Deputeti i PD, Flamur Noka ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se ka favorizuar trafikun e drogës. Sipas tij, makina e përdorur në trafikun e drogës, për të cilën Tahiri pretendon se e ka shitur rreth një vit më parë, është përdorur nga Tahiri dhe familjarë të tij deri para një muaji. 

“Pranojeni, ju siguroj se ditët i keni të numëruara, nuk ka shqiptar që këtë e pranon si ministër. Do të vijë shumë shpejt sita që nuk do ketë shqiptar që do pranojë Ramën për Kryeministër. Shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga kriminelët. Vazhdoni me arrogancë, por një gjë dijeni, nuk ka homologë të Evropës që të diskutojë më me të për luftën ndaj krimit.”- tha Noka

Deputeti demokrat ia atribuon arritjen e shkatërrimit të grupit të trafikantëve italianëve të Guardia di Finanzia, pasi sipas tij nëse nuk do të ishte për ta atëherë grupi në fjalë do të vijonte të trafikonte drogën. 

“Nëse grupi nuk do ishte kapur nga Guardia di Finanzia, grupi i Saimir Tahirit do të vijonte të trafikonte drogën, se ky u kishte dhënë imunitet që të lëviznin me makinën e tij.”- tha Noka.

Tahiri: Nuk më është kërkuar nga ILDKP raportimi i shtitjes së makinës
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në përfundim të një aktiviteti për shërbimin e policisë ndaj qytetarëve, është pyetur në lidhje me raportimin apo jo të shitjes së makinës së tij në ILDKP.

"Dokumenti depozitohet në ILDKP me kërkesë. Ligji thotë nëse ILDKP bën kontroll dhe e kërkon, dokumenti i shitjes mund të gjendet."- tha Tahiri.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara