Kuvend, opozita i rikthehet bojkotit, 
mazhoranca miraton e vetme ligjet

Kuvend, opozita i rikthehet bojkotit, <br />mazhoranca miraton e vetme ligjet
Dy javë pas ndërprerjes për shkak të zgjedhjeve, ka nisur sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Edhe në seancën e sotme nuk knë munguar debatet, analiza, akuzat në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhorë. Edhe pse e pa planifikuar në rendin e ditës debati për zgjedhjet ka qenë pjesë e debateve dhe replikave në kuvend.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë një pasqyrim të gjithë ecurisë së procesit zgjedhorë. Ai i ka quajtur zgjedhjet e 21 qershorit si zgjedhjet më të lira e më të qeta të ndodhura ndonjëherë, të cilat u certifikuan edhe nga ndërkombëtarët. Sipas Tahirit nuk mund të themi se këto zgjedhje nuk kishin asnjë problem, por duhet pasur parasyshë që vijmë nga fushata zgjedhore të cilat janë shoqëruar vetëm nga lufta e cila nuk mund të ç’bëhej menjëherë. Në këto zgjedhje pati një numër shumë të vogël dublimesh në lista që sipas Tahiri ishin 91%  më pak se në zgjedhjet e shkuara. 

Ora 20:50 Opozita braktis sallën, mazhoranca miraton e vetme
Deputetët e opozitës janë larguar nga seanca parlamentare në momentin që kanë kaluar për miratimin projektligjet. Kuvendi miratoi me 77 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim projektligjin “Për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, sipas marrëveshjes së garancisë në lidhje me marrëveshjen e huas, për financimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike (digjitale) DVB-T2 të transmetuesit publik (RTSH)”.

Ndërsa ligji “Për faljen e gjobave për mospagimin në afat të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga subjekte juridike dhe fizike”, u miratua me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 73 vota pro ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së dëmshpërblimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për garancinë e bazuar në politika për financat publike në Shqipëri, dhe të marrëveshjes së huasë”.
 
Kurse ligji “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave”, u miratua me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
 
Ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për punët e Komunitetit IV të Fondit Shqiptar të Zhvillimit projekti “Zhvillimi i alpeve shqiptare dhe zonave bregdetare”, u miratua me 72 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim.
 
Ndërsa projektligji “Për ratifikimin e dokumentit të ndryshimit nr. 2 të kontratës financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit” u miratua me  74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
 
Me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua dhe ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”.
 
Në fund, rezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2014” u miratua me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kuventi ka miratuar marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës për punët e Komunitetit IV të Fondit Shqiptar të Zhvillimit projekti “Zhvillimi i alpeve shqiptare dhe zonave bregdetare.
 
Gjithashtu, me 74 vota  u miratua ligji “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave”.

Kuvendi po ashtu miratoi shtyrjen e afatit të funksionit të Komisionit të Dekriminalizimit deri në fund të dhjetorit.

Ora 17:50 Topalli: Vendi është në emergjencë
Jozefina Topalli ka folur për superpushtet në duart e vetëm dy njerëzve. Ajo iu referua kryeministrit, Edi Rama dhe kreu të Kuvendit, Ilir Meta. Gjithashtu Topalli foli dhe për manipulimin e votës në zgjedhjet e 21 qershorit, duke akuzuar se “zyrat e bashkive i kanë marrë ca banditë dhe në disa raste të tjera disa të dyshuar me rekorde kriminale”.
“Parat e trafikut të drogës kanë blerë votat e atyre që nuk kanë bukë për të ngrënë. Cila është përqindja e tyre nuk më intereson. Thonë që nuk kishte luftë. Nuk kishte luftës se ishte farsë. Nuk kishte zhurmë se paratë në xhepat e të varfrit nuk bërtasin. Kam pyet veten nëse do ishim të këmbyer me njëra-tjetrën, ca do kishit bërë ju? Dhe fillova të mendoj. Ju do kishit bërë 21 janar... 21 janari do të dukej lule”, u shpreh Topalli.
“Ju sot keni një superpushtet qendror, keni një super pushtet lokal. Prap nuk buzëqeshni. Me të gjithë këtë pushtet që kanë grumbulluar dy njerëz ku shkon vendi jonë? Ju e dini që nuk jam politikane e konsensusit, por e bindjeve të mia. Nuk bëj asnjë hap prapa. Vendi jonë është në udhëkryq, dy persona kanë marrë të gjitha pushtet. Ky vend po vuan një mjerim të madh. Ky vend është në rrezik. Po të isha e majtë do të kisha thënë që ky vend ka nevojë për përmbysje. Vendi është në emergjencë. Dy vetë më shumë apo më pak nuk mund të mbajnë peng gjatë këtë vend”, deklaroi Topalli.


Ora 13:59 Berisha: Në shenjë proteste për zgjedhjet kam vendosur të djeg mandatin tim
Ish kryeministri Berisha për herët të parë në foltoren e kuvendit flet për zgjedhjet e 21 qershorit duke shprehur se ndodhet në kuvend për funeralin e zgjedhjeve e të votës së lirë. Berisha në analizën e tij i konsideron zgjedhjet si më të shëmtuarat në historinë e pluralizmit politik.

Madje ai shkoi më tej sa akuzoi kryeministrin Rama se ka shkëputur marrëdhëniet me ndërkombëtarët pasi sipas tij kryeministrit i interesojnë paratë e pista jo analiza e të huajve për procesin e zgjedhjeve. Berisha u shpreh se në shenjë proteste ka vendosur të djegë mandatin e deputetit

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)