Kuvend, Rama: Buxheti s'është
i Sudes,rimëkëmb ekonominë

Kuvend, Rama: Buxheti s'është<br />i Sudes,rimëkëmb ekonominë
TIRANE - Prej orës 11:15 Kuvendi është përfshirë në debate në lidhje me pr/buxhetin e 2014 dhe projektligjet e paketës së re fiskale. 

Për më shumë se 1 orë kryeministri Edi Rama mbrojti pr/buxhetin si më i madhi i cili i siguron Shqipërisë rimëkëmbjen ekonomike, korigjon taksimin e padrejtë. Gjithashtu është provë e përgjegjësive të lartë që qeveria e re merr duke shlyer një pjesë të konsiderueshme të borxheve të trashëguara nga qeveria që iku.

"Ky është buxheti i aleancës europiane, i boshtit strategjik PS-LSI. Ne nuk kemi ardhur në qeveri të luajmë fushatash duke e zhytur në borxhe shtëpinë tonë si një kumarxhi. Sepse ky nuk është buxheti i Sudes i Rrapushit apo i saliut, por një buxhet që rilind duke mos prekur pension e e ulur rroga. Me librin e shqyer që na kanë lënë këta sdo kishte qenë çudi të ulnim rroge e pensione të detyruar na FMN siç ka ndodhur në shtete të tëra", tha Rama duke kujtuar se buxheti i kësaj aleance u firmos nga 1 milionë shqiptarë dhe Parlamenti ka thjesht detyrën ta ratifikojë në respekt të popullit sovran.

Në replikë deputeti i PD-së, ish kryeministri Berisha tha se Rama nuk foli fare për buxhetin por faktoi para shqiptarëve dhe botës së duhet urgjent një vizitë psikiatrike.

Pas fjalës së kryeministrit Rama ka pasur replika mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe Edi Ramës. Berisha i tha Ramës se nuk ka psikiatër që të kuron, ndërsa Rama i tha se Berisha i  hiqte mallin e Albert Verrisë në filmin Koncert 36.  Replikat kanë vijuar deri në përdorimin e fjalëve ofenduese.

Deklaratë bombë ka pasur në Kuvend gjatë diskutimeve mbi buxhetin 2014 ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Si ish-kryebashkiak i Durrësit, ai ka sjellë para deputetëve dhe publikut vjedhjen kriminale që është bërë nga konçesionet e dha nga qeveria Berisha në portin e Durrësit. "Shqiptarëve iu vidhen plot 20,4 miliardë lekë në vit në portin e Durrësit", ka deklaruar Lefter Koka.

MINUTE PAS MINUTE SEANCA DHE BATUTAT PARLAMENTARE
Replika deri në ofendime kanë vazhduar sërish në Kuvend, këtë herë mes Berishës, Ahmetajt dhe Shkëlqim Canit. Berisha i quajti dy ministrat, defiçitarë absolutë, njëri mësues anglishteje dhe tjetri ekspert patatesh. Në përgjigje Ahmetaj i tha se me çminin e tij Nobel në ekonomi krijoi Suden në 1997 dhe i la shqiptarëve 720 milionë dollarë borxhe. Ministri Cani iu përgjigj se ka qenë e qenë koti e do jesh më kot së kot. “Nuk e di nga e ke gjetur këtë punën e patates, por di që mban në dorë kastravecin”. Berisha i ka thënë ministrit tëBrendshëm, Saimir Tahiri se "kur të kërkonte drejtësia në Rumani më thanë t’i japim azil politik, i thashë lëreni se s’merret kush me të". Ndërsa ministrrit të Financave, Shkëlqim Cani i ka thënë se "shqiptarëve si asnjë kombi tjetër iu vodh thesari nuzmimatik nën kujdesin e guvernatorit Shkëlqim Cani. Ai i deklaroi shqiptareve se BSH s’ka pasur thesar edhe pse 3 muaj më parë e pati raportuar në vlerën dhe sasinë e cakrtuar. Atëherë a mund të imagjonin si mund t’i besohet këtij njeriu që vjen këtu me paketën fiskale më të papërgjegjshme/! Këtij ministri financash që në çdo tre fjali pyet punonjësit ç’do të thotë kjo apo ajo? Këtij ministri që për arsye të caktuara mbikëqyret nga ministri elifmatrak si ai i ekonomisë, i diplomuar për gjuhën angleze". "Ty ta mori postin Bledi Çuçi, Bledi për Bledi, e dinë miqtë e tu këtë", tjetër batutë e Berishës.

LEFTER KOKA: JA SI ËSHTË VJEDHUR PORTI I DURRËSIT, PLOT 20,4 MILIARDË LEKË NË VIT
"Ndihem keq kur mendoj se të ardhurat që kanë konçesionet e dhëna në portin e Durërsit janë të barabarta me buxhetin e Ministrisë së Mjedisit. Shqetësoheni se do paguajnë 5% më shumë kompanitë tuaja.
Inaguruat me pompozitet investime që vetëm Bushi i portit dinte t’i bënte, investime të bëra me kredi të marra nga institucione të ndryshme financiare për 25 milionë euro. Për përfunduar mirë investimet nuk i lanë të gëzohen durrsakët. Ia rrëmbyet ato duke ia dhënë siç thonë vetë durrsakët: Ne mori gjermani kalatën lindore. Kur porti administrohej nga shteti punonin mijëra durrsakë dhe kur për të ngarkuar a shkarkuar një ton kushtonte vetëm 5800 lekë të vjetra. Porti merrte 70% të kësaj shume, pra 4060 lekë dhe agjencitë që kishin të punësuar mijëra punëtorë 1740 lekë për ton. Dhe në total porti merrte 3,5 milioën tonë të barabarta me 14 miliardë lekë. Dhe agjencitë durrsake 9,1 miliardë lekë.
 
Po pse duhet t’ia jepte Bushi gjermanëve konçesionin, pyesnin durrsakët? Edhe tani që blenë vinçat e rinj akoma nuk e kanë marrë përgjigjen. Gjermani u tregua i pamëshirshëm: hoqi qindra durrsakë nga puna dhe çmimin e ngriti nga 5800 lekë në 7000 lekë për ton dhe në shenjë mirënjohjeje Bushi i tha do i pamguaj piortit në muaj vetëm 11%, pra vetëm 770 lekë. Pra 3 milionë e 500 mijë ton për 770 lekë 2 milionë e 695 mijë euro.
 
Nga 14 miliardë porti merr më pak se 3 miliardë. Thënë me pak fjalë kjo ëstë vjedhje dhe turp. Zgjedhjet afronin; një tjetër gjermano-laçian na mori terminalin dhe ky i sapopërfunduar, investimi i bërë dhe ky me kredi. Gjermano-laçiani i merr 800 mijë pasagjerëve 4 euro për person. Dhe 1 milionë e 547 mijë euro i merr konçesioni dhe 1 milion e 600 euro porti, në këtë rast Bushi nuk është treguar aq tolerant, i merr porti, dmth 51%. Por e keqja nuk kishte të sosur.
 
Na i mori austriaku mirëmbajtjen. Kur ishim ne punoni 120 vetë paguheshin 700 milionë lekë të vjetra dhe kur e mori austriaku me vinça e pajisje të reja kushton 1,2 miliardë lekë dhe punojnë vetëm 20 njerëz. Iu sos durimi durrsakëve dhe Bushi bujar u tha se do ju jap shpërblime në shenjë mirënjohjeje për kontributin që keni dhënë së pari në mirëmbajtjen e linjës elektrike. I vjedhin shqiptarëve 20,4 miliardë lekë në vit", përfundoi fjalën e tij Koka.

ORA 02:07 OPOZITA KERKON NDERPRERJEN E SEANCES
Vazhdon seanca për projekt-buxhetin 2014, ish- kryeministri Sali Berisha kërkon ndërprerjen e seancës dhe rinisjen e saj më 26 dhjetor por nën/kryetari i kuvendit Vangjel Dule e kundërshton duke thënë se propozimi për ndërprerjen e seancës duhet të bëhet me votim dhe seanca nuk mund të vazhdojë më 26 dhjetor pasi nuk e lejon procedura.

REPLIKAT BERISHA BALLES: JE ME AIDS
Berisha:
Eksperienca me Hermesin është tmerrësisht disktretituese. Me Albtelekomin u ke vjedhur 11 milionë euro. Ta mbylli dosjen prokurori militant socialist. U arratise në Rumani, deri sa u mbyll dosja dhe menaxherin e Hermesit e vendose në një prej enteve. Këta flasin për mina me sahat dhe eksplozjone. Këto ndodhin vetëm në mendje të sëmurë. Njeriu kur e vodhi thesarin me të tjerë dhe pse të vret patatja dhe jo thesari. Të ka mbetur patatja në gojë.
Balla: Këta kishin taksa me emra të koduar. Njëra taksë e kishte emrin SAL. Tjetra e kishte emrin ZEN, tjetra GIT, VAN, XHOZ, MUL, BEN. Apo e harruat? E harruat atë 3% që Gita i vuri atij biznesmenit? Apo harruat për taksat e Xhozit? 750 mijë milje fluturime me avion nëpër gjithë botën. Po këto taksat e tjera? Taksa Mul?
 
Berisha: Zotëria që foli në atë mënyrë me regjistër të gjëndjes civile vetëm para 8 muajsh është paditur në Prokurori nga një e sëmurë me AIDS se ka tentuar ta përdhunojë. Po dhe ta jap unë dosjen madje vij e ta lexoj këtu po deshe. Dhe atë e merr Edi Rama e përdor si leckë e keqshfrytëzon për të nxjerrë regjistra e për të përmendur emra njerëzish, fëmijësh, etj. Por i them Edi Ramës hiq dorë nga kjo se ajo që mund të them unë ty pastaj ajo do jetë fundi yt, por mos u shërbe me njerëz ordinerë, mos përdor ato dosje, përkundrazi, coje vizitoje se mund të përhap AIDS-in, se kjo që them unë është deponim në Prokurori, është deponim në Polici.

ORA 20:00 TOPALLI: MËKATI IM, QË UDHËTOVA PËR MSA, NATO, VIZAT
Fjalën në orë të vona të mbrëmjes e ka marrë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: "Tetë vjet rresht kam dëgjuar 3 vetë. S’u kam kthyer përgjigje se isha e sigurt se nuk ishin fjalët e tyre. Ata deputetë lexonin mesazhet që u dërgonte ky mbrapa (Rama). Kam bërë 44 vizita zyrtare. Po aq e ndoshta më shumë konferenca ndërkombëtare. Këto vizita zyrtare ju i konsideroni rrugë. Përmes tyre është bërë e mundur që 27 vende të Europës të ratifikonin për një vit MSA, kur vende të tjera s’e bënë këtë as për 3 vjet e gjysmë. Për shkak të lidhjeve të forta që kam pasur në Europë është bërë e mundur anëtarësimi në NATO. Për shkak të diplomacisë parlamentare ndikuam për liberalizimin e vizave me telefonata gjithë natën e ju paraqiteni si zotërinj me pasaportën e vendit tuaj. Ky është mëkati i Jozefina Topallit. Po të ishte burrë do t’i thoshe vetë e jo t’u thuash të tjerëve. Po ti nuk je burrë, ti s’je për kryeministër. E të të vijë turp!".

19:33 BALLA: BORXHI NË KËTË VEND E KA EMRIN SALI
“Saliu e di fare mirë se në çfarë gjendje ishte ekonomia në shtator. E zhyte ekonominë në borxhe,e çove biznesin drejt famlimentimit dhe tani ankohesh se qenka rritur borxhi për shkak të borxheve që le vetë. Borxhi në këtë vend e ka emrin Sali. Qeveria e kaluar do të kujtohet si qeveria e borxheve të papaguara. Për tre çështje na është acaruar sot kryetani de fakto i PD, se de jure jo. E para është taksimi progresiv. E keni merakun tek ato pasuritë që keni venë në këto 8 vite, se do taksoheni dhe për ato. Ne deputetët duhet të taksohemi më shumë se ç’jemi taksuar deri më sot. Me këtë sistem taskash 95 % e shqiptarëve do të taksohen më pak, dhe do mundin të kursejnë. Parashikohet 0 % taksa për 56 % të të punësuarve, pasi janë më rrogë nën 30 mijë lekë. Ata që kanë rrogën mbi 130 mijë lek në muaj do të paguajnë taksën progresive. Këta që sot ankohen se taksa e rë dëmton biznesin, deri më dje e kishin rrënuar biznesin me taksën më të rëndë. Taksën e korrupsionit këta e kishin me emra të tjerë. Taksa juaj nuk kishte emrin TVSh, por Sal, Zen, Git, Xhoz, Mul. Harruat 3% që gita i vuri atij biznesmenit, apo harruat taksat e Xhozit. Në po e shpëtojmë biznesin nga taksat e korrupsionit. Garantojmë shlyerjen e borxheve ndaj biznesit të madh, kjo do i japë atij avantazhe të dukshme”, tha Balla.

ORA 19:10 - BERISHA: PAKETA FISKALE VJEN NGA INJORANCA TOTALE EKONOMIKE E RAMËS
"Asgjë nuk vjen nga hiçi, lind nga një background. Kjo paketë vjen nga injoranca totale ekonomike e kryeministrit për mos thënë më keq nga energjia e tij negative këto 3 muaj më shumë se në gjithë Ballkanin dhe Europën.
Rritja e çmimit të naftës ndihet deri në barkun e nënës. Vendosni për rritje të madhe të çmimit të naftës. Ndërkohë që çmimi i naftës me këtë rritje do kapë çatinë e botës. Studimet më seriozë në botë kanë gjetur se 12 recesionet e fundit, 11 kanë pasur në themel rritjen e  çmimit të naftës. Kjo pasi u keni deklaruar shqiptarëve se do ulim taksat për 97% të tyre. Me rritjen e çmimit të naftës për të rritur inflacionin, në mënyrë barbare për të dezinformuar qytetarët . A do bëheniqeveri se vetëm negativitete po sheh Shqipëria?! Nafta çmimi që ndikon më shumë se çdo gjë tjetër në rritjen e ushqimeve. Ju premtuat shqiptarëve se do hiqni TVSH në pesë ushqimet bazë. Sot nuk lëvizni qindarkë, përkundrazi me naftën rrisni ndjeshëm çmimet e të gjitha produkteve. Ua besoni atij qëe vodhi kompjuterin e Mjaftit. Pa firmosur një ditë në bordero, pa paguar një taksë. Ministri i mjerimit social merr përsiëpr rimbursimin e TVSH, të kafshatës. Kupola nuk flet, por e dinë mirë se është lëvizje fatale për ekonominë. Ata e dinë mirë se investitorët do ulin punësimet. Më gjeni një shqiptar që nuk preket nga rritja e naftës. Kam të bëj me qeveri familjare; tre vetë nga një familje dhe s’më pëlqen kjo se është qeveria shqiptare. Njerëzit do shpenzojnë më shumë për naftën dhe shumë më pak për të tjerat. Ulni fuqinë paguese të kredive, i çoni bankat drejt falimentimit. Paketa fiskale krijon raport të zi me bankat. Ata që kanë marrë kredi e kanë bazuar mbi sistemin fiskal aktual".

ORA 18:00 - BOGDANI: TAKSA E NAFTËS DO TË RRISË KOSTON E JETËS
Deputeti i PD, Gerti Bogdani u shpreh: "Nuk u pyet opozita, dhomat e tregtisë për paketën fiskale. Nuk ishin të qartë për taksën progresive dhe pas një viti mezi erdhën këtu. Po kryeministri që thotë se le të ecin në këmbë njerëzit se janë bërë obezë në majë të kujt ka ardhur sot: ne këmbë, në makinë apo mbi gomarin e Nastradinit? Ose kryeministri merr vesh nga ekonomia dhe e bën me vetëdije, ose vërtet beson se rritja e çmimit të naftës nuk ndikon, por kjo do të thotë që s’merr vesh. Se rritja e taksës do rrisë çmimin e naftës, 1 litër do bëhet 200 lekë edhe një litër benzinë. Dhe rrit në mënyrë të drejtpërdrejt kostot e qytetarëve shqiptarë, që janë pronarë automjetesh, kamionësh apo autotraktorësh, transportit urban dhe ndërurban. Rrit kostot e taksive, të emigrantëve që udhëtojnë me target apo këta duhet ta marrin me not? Këtë barrë do ta ndiejë biznesin i madh apo i vogël".

ORA 17:40 - RULI: NUK E ÇONI DOT UJIN NË ÇDO PARCELË, S'KENI FINANCIM
Për sa i përket vaditjes së tokës bujqësore dhe dërgimit të ujit në çdo parcelë,që ishte premtim i Ramës në fushatë ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli tha se edhe pse në gjithë botën jo gjithë ajo që quhet tokë laget e tëra me 160 milionë që keni parashikuar ju s’bëhet, do minimumi 560 milionë. Çfarë i jep ky program masash dhe buxheti sektorit bujqësor, fermës, fshatarit, bizneseve të mëdha dhë të vogla në fshat si serat e mëdha, fabrikat që përpunojnë, qendrat e grumbullimit, frigoriferike. Të gjitha me sistemin e taksave që vini, që ndërtohen sipas parimit ajo që u merret me taksat e qarkullimit iu merret me garuzhde. Që nga familja të gjithë do të paguajnë më shumë se ç’kanë paguar një vit më parë. Me oratori e keni përcaktuar si zona më e rëndësishme, por duhet ta kishit treguar sot këtë me fakte", tha Ruli.

17:10 BRAÇE: PO ULIM TAKSAT PËR QYTETARËT DHE BIZNESIN E VOGËL, PO MBAJMË PREMTIMET
Në emër të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Erion Braçe tha se me paketën e re fiskale parashikohet ulje e tatimit për të ardhurat nga rrogat, si dhe tatimi mbi fitimin për biznesin e vogël.

“Kush merr me pak të ardhura përfiton nga ulja e tatimit. Do të përfitohet një pagë e plotë për ta. Ata që përfitojnë edhe pak më shumë përfuitojnë një 80 % të rrogës. E ata që marrin një rrogë 40-50 mijë lekë përfitojnë 50% të pagës në vit. Kështu po mbajmë premtimin për punëtorët shqiptarë. Premtuam të lehtësojmë bizneset e vogla nga tatimet, dhe tatohet në varësi të premtimit. Tani na akuzoni pse mbajmë premtimet. Po vendosim një normë të re, më të vogël, mbi tatimet e biznesit të vogël.

Po ulim tatimin për të ardhurat nga rrogat, po kështu po ulim tatimin mbi fitimin e bizneseve të vogla, po heqim tatimin për ilaçet.

Po ulim kostot e sistemit të gjobës për bizneset, duke reduktuar burokracitë”, tha Braçe.

16:52 BODE: RRITJA E TAKSAVE, NJË REGRESION PËR EKONOMINË DHE QYTETARËT
Në emër të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Ridvan Bode tha se paketa fiskale e propozuar nga qeveria rrënon ekonominë e vendit dhe dobëson perspektivën për të ardhmen. Bode tha se rritja progresive e taksave, ul konsumin dhe bllokon investimet.
 
“Po diskutojmë rrëzimin e një sistemi taksash, dhe diskutojmë një projektbuxhet që krijon perspektivë të zymtë për ekonominë tonë, duke e zhytur vendin në honet e recesionit. Është marrë një fushatë agresive për të denigruar ekonominë e vendit, për të shuar çdo perspektivë për të ardhmen.

Qeveria Rama pa një program koherent të saj, për t’i dhënë përgjigje qytetarëve shqiptare dhe në munghesë të kapaciteteve për të menaxhuar këtë situatë, ka menduar të veprojë me dy duar, me një dorë të boshatisë xhepat e shqiptarëve dhe biznesit, dhe me dorën tjetër të marrë një borxh që do rëndojë në të ardhmën e shqiptarëve.
 
Rritja e borxhit publik me 14 % brenda një 4-mujori me pretendimin e borxheve të lëna nga qeveria e mëparshme, që nuk zënë as 2 % të këtij buxheti që keni prezantuar, tregon qëllimin tuaj. Rritja e taksave është një regresion për ekonominë dhe qytetarët.
 
Rritja progresive e taksave do të thotë rritje e taksës mbi konsumin e qytetareve, dhe një rritje e taksave mbi biznesin. Të dyja së bashku pakësojnë konsumin, dhe bllokojnë investimet.
 
E gjithë kjo paketë godet rëndë perspektivën e ekonomisë shqiptarëve. Në 2014 ekonomia shqiptare do të jetë në recesion”, tha Bode herën e parë të fjalës së tij.
 
Bode është ngritur sërish dhe ka krahasuar taksën mbi karburantin me fqinjët tanë, të cilët e kanë këtë lloj takse nën 10% mbi taksën e qarkullimit. Kështu kemi dalë jashtë kontekstit rajonal, kemi humbur garën, kemi trembur investitorët, kemi gjithë pasojat, rënine e investimeve, rritjen e papunësisë, varfërisë. Ndërhyrja në këtë sistem është tërësisht e padobishme.
 
"Të pasurve po u marrim shpirtin, gëzojuni o popull. Por për biznesin nuk ka rëndësisa është taksa, por ta paguajnë të gjithë. Biznesin është agjenti që mbledh përmes çmimeve dhe ia paguan shtetit. Taksat i paguan qytetari", shpjegoi Bode. Nga 7 lekë taksa u bë 17 lekë për litër. Do ketë rritje çmimesh dhe kostosh. 84 milionë dollarë në vit do merren nga xhepi i qytetarëve.
 
Kjo taksë jo vetëm për ata që kanë makina apo lëvizin në këmbë. Fermerëve u thoni tërhiqeni vetë plugun. Të taksosh ekonominë do të thotë të kesh guxim prej të marri. Do jetë pretekst për të pasur rritje të fortë të çmimeve në treg.
Me këtë taksë fermerëve u merrni 13 milionë dollarë më shumë për punimin e tokës, ndërkohë që 6 milionë dollarë programohen për fermerët në projekte në buxhet. Kapitalistëve ua latë 10% taksën, ndërsa fermerëve ua keni rritur në mënyrë progresive", përfundoi fjalën e tij ish-ministri i Financave.
 
ORA 16:00 - TAHIRI: KËTA QË SHKATËRRUAN POLICINË, SI KANË GOJË E FLASIN
Fjalën nëseance parlamentare e mori edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Fillimisht ai akuzoi Berishën, se kur dje ishte në qeveri vinte dhe çfarë nuk thoshtë për buxhetin e tij. Jam i sigurt që me buxhetin tonë do thoshtë është buxheti më i madh në histori etj. Në opozitë më vjen keq të dëgjoj se sa pak seriozë është kur u drejtohet shqiptarëve. Se si mund të flasë një ish-kryeministër për ditë zie. Akoma më pak e kuptoj se si mund të kapërcejë te FMN, synetllëku, çmenditë. Do ishte e mirëpritur të kishim diskutim konstruktiv mbi buxhetin, oponencë reale dhe alternativë. Kush u shfaq me një alternativë të vetme nga opozita?" "Askush prej jush nuk foli për sigurinë publike, të pronës, rendin, apo policinë e shtetit, buxhetin e Policisë së Shtetit. Kaq pak ju mundojnë çështje, që kanë të bëjnë me qeverinë? Kaq të vështirë e keni t’i thoni falemnderit që e rritët buxhetin e Policisë si kurrë më parë?", shtoi Tahiri.

Ai kujtoi rastin e Festimit, një oficeri policie pranë Ministrisë së Brendshme, i cili ka një grua pa punë dhe një vajzë të paarsimuar, po pa punë. "Nuk e dija që përshëndesja sa herë hyj e dal nga zyra njeriun që ka përcjellë thuajse çdo ministër, ka një ndër historitë më të dhimbshme, që lufta me krimin i ka kursyer jetën, por lufta me krimin i ka lënë vetëm frymën. I shpëtoi masakrës së Urës Vajgurore. Ata që e torturuan e braktisën për të vdekur po të mos donte fati që të ishte ende gjallë, e ku shteti nuk duket gjëkundi, duke vënë në pikëpyetje jetën që ta kurseu fati". Ministri kujtoi se Festimi merr vetëm 36.000 lekë në muaj, jeton me qira.

Edhe Festimi nga frika se po ngrite zërin për të drejtën mund të pushohesh nga puna nga dallkauku që të qëllon për shef apo ministër. Varfëria të mban peng me torturat e përditshme më shumë se torturat me krimin. Me shpresën se një ditë do marrësh vetë kurajon e do Zoti nuk të heqin nga puna. Arroganca ka vrarë përuljen para sakrificës. Pushteti mbyll sytë para sakrificave të mëdha se ka punë të mëdha. Lutu Doktor për veten, se s’ke më kohë të lutesh për shqiptarët", tha Tahiri, duke shtuar se "duhet të nderojmë ata që jetën e ka dhuratë të dytë nga Zoti se jetën e ka dhuratë. Ironia e deshi t’i hapë derën Flamurit, fodullëkut hipur mbi Benz dhe paguante më shumë taksa se vetë ministri. Lutu Doktor për vete dhe për Flamurin njësoj jeni, fabula barcelatesh të hidhura po njësoj. Historia e tij një prej historive të trishta të institucioneve. Në ka një institucion të poshtëruar, keqtrajtuar si Policia e Shtetit. Nuk e di pse s’rri rehat, por ndoshta ke hall më keq se Flamuri".

"Nuk ka tallje më të pashpirt se ajo që është bërë me Policinë e Shtetit. Është tallja dhe harresa juaj me punonjësit. Duket sikur e bëj për politikë me ironi brenda. Por dua t’ju falenderoj vërtet ju e mbi të gjitha deputetin Sali Berisha. Kaq sa ka folur sot s’ka folur në 8 vjet. Sa kemi bërë ne për 100 vjet, e ajo që po bëjmë ne për policinë nuk e keni bërë në 8 vjet që qeverisni. Pse nuk dilni të jepni llogari për çfarë keni bërë e s’keni bërë dhe na e keni lënë pa mirësjellje minimale, që të na e bënit me dije e jo më me përgjegjësinë e opozitës. Menduat se në 23 qershor shqiptarët iu ndalën masakrën që kishit nisur; me nënshtrimin e shtetit ligjor, me çmontimin e drejtësisë, me bizneset familjare".

"Si ka mundësi që i latë Ministrisë së Brendshme 26 milionë dollarë borxhe, se shqiptarët nuk e dinin këtë në 23 qershor, se kushedi ç’do t’u bënin. Si ka mundësi që në 22 janar një ditë pas miratuat shpërblim 2 milionë dollarë për grupin e zjarrit të Gardës së Republikës dhe nuk shlyet borxhet. Shpërblim vdekjes. Po të gjenit mundësi ta bënit pak më të mirë jetën e Festimit? Kush do përgjigjet për këtë që s’keni bërë? Kush do dalë nga ju?
1 lek s’u keni dhënë fëmijëve që lindin ka 5 vjet. Ne s’e kemi hequr. Saliu ka kurajo e thotë pse e hoqët? Ky që s’e jepte. Qeveria e vetme që ka gënjyer edhe të palindurit".

"Ju që përbetoheni për statusin e Nëpunësit civil, në 8vjet i latë borxh Ministrisë së Brendshme 2,2 milionë dollarë prej gjyqeve të pashlyera, dëmshpërblim për ata që keni larguar nga puna. Kaq shpejt u latë ju nga çfarë keni bërë në 8 vjet. Fondin e Emergjencës civile ku e hëngrët deri në maj? Po hallin e atyre që u përmbytën në Shkodër, Lezhë, rrugët e bllokuara nga bora e kishte ndonjë prej jush? Që s’latë asnjë lek nga Fondi i Eemergjencës Civile. Kjo është çështje hetimi dhe po vazhdojmë. Buxheti total 560 dollarë fond total për gjithë shtetin, për zona të tëra. Do Zoti mos ndodhë ndonjë fatkeqësi. Cili do dalë nga ju këtu do t’u përgjigjet shqiptarëve. E të thotë: Na falni. Si do bëjmë?
Rezervat e shtetit kush i boshatisi? Ato me vaj, sheqer, miell? Një shtet u la si pas lufte".

"5 makina të reja të dhuruar nga Banka Botërore, as buxhet për 5 shofera nuk latë. Kanë dy vjet makinat kalben, se i latë pa buxhet për shofera. Kaq makutë e kaq të verbër sa s’e kishit mendjen. Në ka një gjë qëduhet t’ua mbyllë gojën para shqiptarëve është situate e Policisë së Shtetit. Në krye të saj u vunë njerëz që bënin pazare me krimin, tradhëtonin kolegët dhe i lanë në mëshirë të krimit, vratë pritshmëritë e qytetarëve se ky vend mund të ishte i sigurt. Krijuat korsinë preferenciale për disa njerëz që ishin soji e sorollopi juaj se ishit ju mbi ligjin. 75% e punonjësve të PSH paga nën pagën minimale në shkallë vendi. Buxheti për policinë ka qenë vazhdimisht në uljë që nga 2005: ishte 6,3% më i ulët në 2011, 1,8 më i lartë në 2012, dhe 1,8 më i ulët në 2013. Buxheti i 2014, mbi dy rroga shtesë, 47.000 në muaj për një instruktor policie. Më të madhen ndonjëherë për MB dhe Policinë e Shtetit".
 
ORA 14: 30- 15:00  BERISHA: SOT DITE ZIE, RAMA MENDJE E SEMURE
BERISHA: “Sot është  Ditë zie. Mendje e sëmurë me zero njohuri ekonomike merr përsipër të paraqesë një model që është bazuar në zërat e brendshëm të tij për të rrënuar një model real i cili në gjithë këto vite bëri që Shqipëria të mbetet një nga më të paktat vende në Europë të mos bjerë në krizë. Kjo mendje e sëmurë (më falni kur shprehem kështu) por e vërteta është ajo që më shtyn të shprehem kështu.

Thesari i shtetit është gjëja më transparente dhe ka të regjistruar çdo qindarkë që hyn e del nga financat. Kjo mendje e sëmurë që vrapon s ii tërbuar për tju vërsulur ekonomisë ka një vit rresht që bërtet si i çmendur borxhi, borxhi, për të papunët   Dhe katastrofë ekonomike, kur BB e FMN ia ka përplasur në fytyrë me dhjetra herë përgënjeshtrojnë këtë marrëzi të një grupi injorantë e të papërgjegjshëm.”- tha Berisha.

BERISHA: AHMETAJ E CANI, DY DEFICITARE ABSOLUTE, DO BEHET BETEJE E MADHE KUNDER PAKETES

Thotë se ka shqyrtuar pr/buxhetin me ekspertët më të mirë në botë që janë Arben Ahmetaj dhe Shkëlqim Cani, dy defiçitarë absolutë, njëri mësues anglishte dhe tjetri ekspert patatesh. Rrugë rrugë shesh më shesh do të bëhet beteja më e madhe kundër kësaj pakete. Këta mashtrues ordinerë për FMN. FMN jua dogji letrat në dorë. Ta provojmë këtë sistem po s‘ju eci kthehemi te sistemi i mëparshëm .Me këtë buixhet po mbillni një destabilitet të rëndë shqiptarët s’do ta pranojnë kurrë këtë që bëni ju “



Pergjigjet Ahmetaj: Ai ka konsumuar të gjithë kohën e tij. Ti zoti Sali Efendi lexon serbisht të gjithë diplomat e historitë e tuyaja, me çminin tënd Nobel në ekonomi krijove Suden në 1997 dhe i le shqiptarëve 720 milionë dollar borxh, Xhozefina merru me të, ti ke një problem serioz se nuk ke bërë paqe me humbjen. Ky buxhet mbyll një herë e mirë kapitullin tënd,. Tani nuk ka më firma tuaja, janë firmat e shqiptarëve.  Bëhu bolori sic je bërë. Ti këtë zakon ke vazhdo.
 
Replikon Berisha:Kur je efendem keq është kur je me kollare e je hanëm, kjo është më keq. Ai model ekonomik është certifikuar nga FMN, BB, Forbers, Moody. Modeli juaj nisi të marrë goditjet e pera dhe shpejt do marrë goditjen e mëshirës se është mdoel i padijesm u unjorancës, ka 6 muaj që çdo institucion ju thotë nuk keni program. Dhe borxhi që thua ti është pjellë e fantazisë. Doni të vjedhni në regjistrat tatimorë janë 780 milionë borxhe të biznesve ndaj taksapaguasve.
 
Pergjigjet Ahmetaj: Ke qenë këtu s’ke lënë njeri të flasë, tani flet pa radhë. Të është dhënë Shqipëria tre herë, një herë e ke dorëzuar flakë, herën e dytë më keq akoma. E kuptoj shumë miër pse futesh në gjëra personale. Të ka kapur frika. Mendon si ka mundësi i lashë me mina e zjarre e vetëm në tre muaj. Kemi prodhuar një buxhet që mban premtimet mnuk kishe parashikuar 1. 1 miliardë investim, ky është buxhet i kthesës dhe ti nuk e përballon dot.
 
Replikon Cani: Berisha ke merita të mëdha në fushën e ekonomisë. Meqënëse ke qenë koti e do jesh më kot së koti nuk do të debatoj dot, se s’ka burrë nëna që ta del se ke marr një cështje që as sia ke haberin. Vazhdo e dinë shqiptarët, cfarë ke parashikuar ka dalë e kundërta, ne na shtohen vetëm virtytet. Unë kam një merak. Luajte pjesën apo the të vërtetën është puna juaj, thatë çfarë janë këto borxhe. Nuk e dinit?! Do ti çertifikojmë. Bëtë mirë. Dolët kundër FMN, sot u zbythët dukshëm por s'jua mbajti, tani kam një shqetësim kur të dalin shfirat e vërteta të borxheve a do ikësh. Me këtë maskaradë që ua kanë lënë 1 milion borxhe. Do ja lësh Bodes të përgjgijet penalisht për këto borxhe? Unë e di këtë punën e patates, nuk e di nga e ke gjetur, por di që mban në dorë kastravecin

Replikon sërish Berisha: "
Përsa i përket problemit të taksës së sëmundjes, TVSH-ja për ilaçet u hoq për firmat e familjarëve të ministrave. Nuk do të ketë asnjë ulje çmimesh, por do ketë 10 % më shumë fitime. Eksperienca me Hermesin është tmerrësisht disktretituese. Me Albtelekomin u ke vjedhur 11 milionë euro. Ta mbylli dosjen prokurori militant socialist. U arratise në Rumani, deri sa u mbyll dosja dhe menaxherin e Hermesit e vendose në një prej enteve. Këta flasin për mina me sahat dhe eksplozjone. Këto ndodhin vetëm në mendje të sëmurë. E morën Deloitte & Touche e nxorrën borxhin 70 milionë dollarë më të lartë. Njeriu kur e vodhi thesarin me të tjerë dhe pse të vret patatja dhe jo thesari. Të ka mbetur patatja në gojë. Me kaq lehtësi që po fusni dorën ne xhepat e shqiptarëve, mendohuni mirë, sepse ata sjanë ministra. Unë nuk them të mbajmë modelin që ishte, ai duhej të përmirësohej dhe ne i nisëm ndryshimet. Për 54 % të rrogëtarëve ua hoqëm ne TVSH."

ORA 13:48 PALOKA: KY BUXHET RRENON  TE GJITHE SHQIPTARET
Kryetari i grupit PD-së Edi Paloka thotë se ky buxhet rrënon 100 % shqiptarët. “Rritja e çmimit të naftës do të ndijkojë dhe tek çmimi i bukës. Me paketën u rritet taksa për metër katrro dhe atyre që kanë vetëm një banesë e ndëtuara para viteve 1993. Rama nuk dënon kapitalistët ata që u pijnë gjakun popullit, sic thotë Rama, por të gjithë, 100 %  shqiptarët përveç Ramës e disa përfituesve të tij”

ORA 13: 30 MINISTRI I FINANCAVE CANI: ME BORXHIN E FMN I KTHEHEMI PUNES 
”Thesari i shtetit kishte 100 milionë dollarë borxh, mijëra fatura shërbimesh e punimesh të kryera që e latë buxhetin pa para dhe nuk kishte mundësi të shlyente. Nuk është buxhet krize por rritje ekononike, buxhet transformues, duke thyer politikën e re kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak paguan më pak. Ne marrim 300 milionë dollarë borxhe nga FMN për të shlyer borxhet tuaja dhe i marrim me 2% maksimumi 2.5 %. Borxhi juaj ishte marrë me 12.8 % , 5 herë më i shtrenjtë nga borxhi që marrim ne. Qeveria me këtë buxhet i kthehet punës dhe me këtë buxhet i kthehet rilindjes” – tha Cani

ORA 13:00 REPLIKAT, BERISHA: TE KANE BERE SYNET POLITIK, RAMA: U BERE SYNET KUR SHKOVE NE BLLOK
Pas fjalës së kryeministrit Rama ka pasur replika mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe Edi Ramës. Berisha i tha Ramës se nuk ka psikiatër që të kuron, ndërsa Rama i tha se Berisha i  hiqte mallin e Albert Verrisë në filmin Koncert 36.

BERISHA: Cilido shqiptar që ndoqi llogoren e pafundme të zotit Rama arrin në ato përfundime dhe unë pata një lumë mesazhesh, që më thonë se, nuk ka psikiatër që e kuron. Zotëri Harizi më thotë se, në mendje e ka tek një Kushtetutë, që është ai dhe askush tjetër.

Ajo pjesa që më neveriti më shumë ishte ajo për trashëgimninë kulturore. Ti i vodhe Gjergji Thimos pikturat. Korçarët më thonë se, Peleshin e bëri zv/kryeministër Vangjush Mio. Vetëm për buxhet nuk u fol këtu. Këtu u fol për opozitë dhe nuk foli për asgjë. S’foli asgjë për 1 milionë të papunë, të varfër që ka folur mijëra herë. Rama faktoi para shqiptarëve dhe botës së duhet urgjent një vizitë psikiatrike

RAMA: Sali efendi, zotrote mua më heq mallin e Albert Verrisë në filmin Koncert 36, e mban mend kur nxirrte tym nga mbrapa dhe çoj çingijet të prishte koncertin.

BERISHA: Je ulur në atë vend dhe je bërë synet politikë. Edhe Caci besnik gajasej me atë që thotë. Në llogarene kupolalike u tregove shqiptarëve se, kartolina që u çon shqiptarëve është kartolina e varfërisë. 

RAMA: Sali efendi. Unë nuk e dija që je marrë me synete por me zemrën. Kjo ishte një suprizë për mua, por e mban mend kur të kanë bërë synet kur ke shkuar në bllok.

BERISHA: Efendem. Të thashë synet politik se për atë tjetrin dihet 

META: Ju lutem sepse nuk jemi në Portokalli këtu.

— Edi Rama (@ediramaal) December 22, 2013
JAVEN TJETER MIRATOHET NEN PER NEN

Buxheti i hartuar nga qeveria për vitin e parë të saj në pushtet, pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 u miratua nen për nen në parim në Komisionin e Ekonomisë, të premten e 20 dhjetorit. Gjithashtu pr/buxheti është miratuar edhe në të gjithë komisionet e përhershme parlamentare. Ndërkohë javën që vjen buxheti për 2014 pritet që të miratohet nen për nen dhe në tërësi.

Sipas ministrit të Financave në kushtet e ekonomisë të këtij viti, pas një rivlerësimi të borxhit publik, që nënkupton vlerësimin e borxhit të deklaruar dhe të padeklaruar, qeveria parashikon që gjatë vitit 2014 borxhi të shkojë në nivelin 74%.

KERKESA E PD-se
Kuvendi do të hedhë në votim edhe kërkesën e depozituar nga partia demokratike në lidhje për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore, kërkesë kjo që pritet të rrëzohet nga mazhoranca. E djathta në opozita ka akuzar vetëm pak kohë më parë se qeveria ka ndërhyrë në serverat kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve dhe si rezultat duhet që të ndëshkohen fajtorët, ndërkohë që mazhoranca i konsideruar këto si akuza politike të opozitës, e cila po mundohet që të mbulojë manipulimet që ka bërë kur ka qenë në qeveri.

Redaksia online
(e.s/sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë