TIRANE- Kuvendi rrëzoi sot me 35 vota pro dhe 76 vota kundër kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjeve dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore".
Para se të hidhej në votim deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se në shkelje te ligjit dhe me bekimin e qeverisë një grup specialistësh, kanë ndërhyrë në serverin qendror të të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve, duke shkaktuar
mosfunksionimin e sistemit elektronik tatimor për më shumë se dy javë dhe duke cënuar të dhënat konfidenciale të qytetarëve dhe duke i shkaktuar një dëm të madh biznesit dhe arkës së shtetit.
Nga ana e tij kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi tha se kjo çështje sot ndodhet në dorën e prokurorisë, dhe se objekti i kërkesës është në kundërshtim me ligjin.
Disa ditë më parë prokuroria mori ne pyetje ish shefin e IT Renald Riska në lidhje me zhdukjen e 4.3 milionë dollarë nga deklaratat e bizneseve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com