Kuvend,seanca e fundit në 18 dhjetor
pritet zgjedhja e Guvernatorit të ri

Kuvend,seanca e fundit në 18 dhjetor<br />pritet zgjedhja e Guvernatorit të ri
Kuvendi pritet t’i mbyllë punimet për vitin 2014 me 18 dhjetor, kur edhe është përcaktuar të mbahet seanca e fundit e këtij sesioni.Gjatë kësaj periudhe, komisionet kuvendore do të duhet të shqyrtojnë një serë nismash të planifikuara për t’u votuar në tre seancat e ardhshme.

Në listën e projektligjeve të depozituara në Kuvend janë ai për procedurat tatimore, që parashikon thjeshtim procedurash dhe përcakton fondin e shpërblimit për tatimorët.

Po ashtu, për t’u shqyrtuar e miratuar është edhe marrëveshja e kredisë me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim për sektorin e energjisë dhe projektligji për vlefshmërinë e titujve të pronësisë për tokat bujqësore.

Një projektligj tjetër është edhe ai që thjeshton procedurat e nënshkrimit të marrëveshjeve të huamarrjes për ministrinë e Financave, ku Kuvendit i hiqet kompetenca e miratimit të cdo marrëveshje huaje që është në përputhje me nivelin e borxhit publik të përcaktuar në buxhetin e shtetit.

Një moment i rëndësishëm i këtyre javëve të parambylljes së sesionit parlamentar është edhe plotësimi i vendeve vakante në Bankën e Shqipërisë, ku duhet përzgjedhur e votuar Këshilli Mbikqyrës dhe Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë.Palët i kanë mbyllur procedurat e aplikimeve për të interesuarit për vendet vakante në Këshillin Mbikqyrës ndërsa pritet që shumë shpejt kreu i shtetit të publikojë edhe kandidaturën për Guvernator të Bankës së Shqipërisë.


Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë