Kuvend, Stomatologu
e farmacisti me urdhër të ri
Kuvendi miratoi sot dy projektligje në fushën e shëndetësisë që rregullojne mbarëvajtjen e profesionit të stomatologut dhe farmacistit në Republikën e Shqipërisë.
TIRANE - Në pak minuta kuvendi i Shqiperisë pa praninë e opozites miratoi projektligje e vendosura në rendin e ditës. Me votat e mazhorancës u miratuan dy projektligje në fushën e shëndetësisë që rregullojnë mbarëvajtjen e profesionit të stomatologut dhe farmacistit në Shqipëri. Ky ligj parashikon krijimin më vete të këtij Urdhri, duke përcaktuar qartë mënyrat e zgjedhjes së organeve drejtuese, të funksionimit të tyre si dhe statusi i Urdhrit si ente publik profesional i pavarur që rregullon profesionet në fushën e stomatologjisë.
Referuar projektligjit të shëndetësisë thuhet se krijimi i Urdhrit të Stomatologut nënkupton shkëputjen e tyre nga Urdhri i Mjekut.
Ndërsa Pr/ligji tjetër “Për Urdhrin e Farmacistit” ka risi kryesore riformatimin e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Farmacistëve, përcaktimin e bashkëpunimit të urdhrit me institucionet e tjera të administratës shtetërore, me ato të arsimit të lartë, si dhe përcaktimi më i qartë i zgjedhjes së Presidentëve të Urdhrit.
Në këtë seancë është miratuar edhe projektligji që parashikon ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. Ndryshimet kanë të bëjnë me moslejimin e ndërtimeve me apo pa leje në tokat bujqësore. Por dhe për të ndaluar veprime të tjera që dëmtojnë tokat bujqësore, ato turistike apo dhe sipërfaqe të cilësuara të rëndësisë strategjike në zhvillimin ekonomik të vendit.
Kuvendi ratifikoi me 73 vota marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe që i shërben zhvillimit të kërkimit shkencor në Shqipëri.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.4%
-
Të gabuar
56.3%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59