TIRANE- Debate të forta në kuvend mes deputetit të PD-së ish kryeministrit Berisha dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ish Kryeministri Berisha akuzon Tahirin se është në hetim për kontrabandë familjare, dhe i lidhur me botën e krimit prandaj ndërmori hakmarrjen kolektive në polici. Berisha e akuzon për shndërrim në një bandë të Emilianio Shullazit, madje i kërkon Tahirit të pranojë se është kërcënuar.
Ministri Tahiri mohon akuzat dhe deklaron se është ndryshe nga Berisha i cili “vdes baxhanaku në biznesin e demontimit të armëve dhe bën sikur nuk kishte baxhanak, dhe kur Shqipëria kërkonte të bënte hapa para dhe ish kryeministri çmontonte institucionet e pavarura
BERISHA-TAHIRIT: JE SHNDERRUAR NE BANDE TE EMILJANO SHULLAZIT
“Sollët formën kolektive të dënimit, kjo është forma më primitive dhe më e dënueshmja. Vutë në krye të ministrisë së Rendit një njeri konfliktual. objekt i hetimit për kontrabandë familjare dhe evazionin familjar. Së bashku me kryekreun nisën hakmarrjen kolektive, shkarkim kolektiv të drejtuesve të policisë, pavarëishst se ishin nga 20 vjet në punë. Po ecim drejt Europës apo shteti policor?
Shkrini me një të rënë të lapsit policinë kriminale. E ka marrë vesh mbarë Europa se viktimë ka qenë bashkëpunëtor i i afërt, ortaku në lojrat e fatit i ministrit aktual të rendit.
Me që jam te ky, ortaku i olsit do i them dhe dy fjalë. Detyra e ministrit të Brendshëm është e rëndësishme por shndërrimi yt në një bandë të Emilianio Shullazit. Lame ka qenë miku më i ngushtë i Edi Ramës, dhe kur i reshtoi bandat. Të dalësh ti si zëdhënës i Shullazit kundër një bande e një njeriu është e rrezikshme, kërcënuese për vendin. Pse si thua shqiptarëve që të kanë kërcënuar? Ne jemi kundër kërcënimeve pavarësisht se s’i thua, por mos u tall vazhdoni dënimet kolektive, shkritë policinë kriminale, e cila ka pasur vlerësimet më të larta në marrjen e vizave, dhe me një të rënë të lapsit një kontrabandist e merr dhe e fshin nga faqja e dheut. Shifni policinë rrugore, aksidentet apo ecën drejt europës, shifni krimin, me propagandë do mbaheni?!
Sollët formën kolektive të dënimit, kjo është forma më primitive dhe më e dënueshmja. Vutë në krye të ministrisë së Rendit një njeri konfluktual objekt i ghetimit për kontrabandën familjare dhe evazionin familjar. Së bashku me kryekreun nisën hakmarrjen kolektive, shkarkim kolektiv të drejtuesve të policisë, pavarësisht se ishin nga 20 vjet në punë. Po ecim drejt Europës apo shtetti policor? “
TAHIRI: TE VDIQ BAXHANAKU NE BIZNESIN E DEMONTIMIT DHE BERE SIKUR SE NJIHJE
“Ku do që të shkosh dëgjoje deputet Berisha se unë e ju i përkasim racave të ndryshme. Unë i përkas atij grupi njerëzish që kemi lindur, rritur e edukuar me tjetër mentalitet dhe këtë modën e të hedhurit baltë sic jeni mësuar ju dhe deputet Berisha refuzojmë. Unë jam rritur dhe edukuar në një familje për të cilën jam krenar dhe me dashurinë për njerëzit e vendin e mbaj përgjegjësi me kabinetin qeveritar për ta bërë këtë vend më të mirë. Më vjen keq që prej 25 vitesh i je bërë si mizë kali këtij vendi e populli. Lëre rehat. E mirëpres të vijë të japë këshilla për të ardhmen por jo të bëjë mistrecin. Unë nuk jam as pjesë e klanit kriminal, nuk kam lidhje, dhe punët e mia faktet flasin më shumë, dhe kemi treguar se kemi vendosur distancë ndërmjet qeverisë e botës së krimit. Por unë nuk jam si ish-kryeministri që i vdes baxhanaku në biznesin e demontimit të armëve dhe bën sikur nuk kishte baxhanak,si ish kryeministri që Shqipëria kërkonte të bënte hapa para dhe ai cmontonte institucionet e pavarura dhe ju të gjithë bashkë hidhin baltë mbi opozitën dhe bënit gjithcka ishte e mundur për ta çuar këtë vend pas. Është në nder që këtë rezolutë të paktën të mos e përcjellim me debate e kuptoj që ish kryeministri doli me një xhiro në parlament i futi dhe një xhiro fjalim dhe iku. Refuzojeni e hajdeni të bëjmë një gjë më të mirë."
Debatet gjatë seancës në Kuvend kur në rend të ditës është mocioni për debat mbi çështjet e integrimit europian të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike ka paraqitur edhe një rezolutë ku i bëhet thirrje Parlamentit Europian të miratojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com