TIRANE - Thuajse në çdo rast të mbajtjes së seancave plenare në mungesë të kryeministrit Rama për shkak të vizitave zyrtare jashtë vendit, opozita flet për "arratisje" të qeverisë dhe kërkon prezencën e tij në Kuvend.
Edhe këtë të enjte kur shefi i qeverisë ndodhet në një vizitë zyrtare në Izrael, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ju drejtua drejtuesit të seancës Ilir Meta se përse në sallë mungojnë anëtarët e kabinetit qeveritar me në krye Ramën.
Në rreshtin e karrigeve ku ulen ministrat ishte vetëm ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Meta zgjodhi t'i përgjigjet me batutë deputetes demokrate.
Topalli: Një pyetje kam, ku është qeveria?
Meta: Faleminderit për pyetjen. Beqaj është 2 metra i gjatë edhe duket.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com