Kuvend, Topalli: Të bëjmë kryengritje 
 Peleshi: Në 2016 çelim negociatat

Kuvend, Topalli: Të bëjmë kryengritje <br /> Peleshi: Në 2016 çelim negociatat
TIRANE- Pas sherrit me kryetarin e PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar, se pse opozita nuk thërret protestat dhe pse nuk iu bashkohet atyre të studentëve, ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, bëri thirrje dje nga foltorja e Kuvendit, për kryengritje të shqiptarëve kundër qeverisë. Për ish numrin dy të PD, protestave të studentëve duhet tu bashkohen të gjithë qytetarët, të cilët sipas saj duhet të nisin kryengritjen në të gjithë vendin. “S’do të doja që ky vend të kishte stuhi që të dilte nga kontrolli, por kjo kalbësi duhet përmbysur. Bëj kryengritjen tënde i dashur qytetar, student, berber, mësues që s’ju paguajnë rrogat. Bëni kryengritje sa keni ende liri”, u shpreh Topalli.

Në prag të përkujtimit të 25 vjetorit të lëvizjes për demokraci, Topalli tha se ka ardhur koha për një “dhjetor të ri”. “Ta nisim edhe njëherë nga e para. S’mund të pranojmë që në Kuvend të ketë vrasës dhe trafikantë. Kush shpresonte se do të hapeshin negociatat me BE kur sot parlamenti është mbushur me kriminelë?”, tha Topalli. Nga ana tjetër, zv/kryeministrin Niko Peleshi akuzoi opozitën se po përbalt reformat e qeverisë e nxitur nga klientela pranë saj që ka përfituar në kurriz të shqiptarëve në këto 25 vite tranzicion. Duke e cilësuar vlerësim për Shqipërisë progres-raportin e Brukselit, Peleshi tha se çelja e negociatave do të bëhet në 2016-ën.

“Shqipëria e dy viteve të fundit, është Shqipëria e standardeve të tjera. Progres-raporti është vlerësim për Shqipërinë për hapin e radhës të negociatave. Ne nuk do tërhiqemi, as nga balta juaj dhe as nga reaksioni i atyre që janë përtej jush, që nuk mund të përshtaten që të jetojnë në një Shqipëri normale, në një Shqipëri europiane", tha Peleshi, duke iu drejtuar opozitës. Duke u ndalur tek standardi i respektimit të të drejtave të njeriut, numri dy i qeverisë nënvizoi se “Shqipëria nuk është sot vend i kulluar i të drejtave të njeriut, por nuk është as vendi ku e drejta e qytetarëve për të protestuar shtypet me zjarr e viktima siç ndodhi në 21 janar”. “Nuk është as vendi ku gazetari plagoset në rrugë e detyrohet më pas të kërkojë azil jashtë vendi”, tha Peleshi.

Ligji i pronave
Gjatë diskutimit të tij, zv/kryeministri, Niko Peleshi, preku edhe një ndër çështjet më problematike të tranzicionit 25-vjeçar, atë të kthimit dhe kompensimit të pronave, për të cilën bëri të qartë se “nga java tjetër do të vijë në Parlament ligji që merr përsipër të zgjidhë një herë e mirë brenda një periudhe kohore prej dhjetë vitesh, kthimin dhe kompensimin përfundimtar të pronës”. Ai theksoi “këto dhe të tjera arritje, nuk na vlejnë vetëm neve, por edhe juve, i  vlejnë shoqërisë shqiptare, ndaj nuk duhen gjuajtur me gurë, por duhen përqafuar pasi u shërbejnë të gjithëve”.
 
Anëtarësimi
Opozita e quan të dështuar projektin evropian të Shqipërisë në qeverisjen e të majtëve, pasi sipas tyre BE nuk rekomandon negociatat për shkak të korrupsionit dhe krimit në pushtet. Por, për mazhorancën Shqipëria përgatitet vitin e ardhshëm për çeljen e negociatave
 
 
  
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal