Kuvend, Tritan Shehu: Sistemi
shëndetësor sot, si në komunizëm

Kuvend, Tritan Shehu: Sistemi<br />shëndetësor sot, si në komunizëm<br>
Kuvendi i Shqipërisë, në hapje të seancës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të 54-vjeçarin Agur Vrenozi, i cili humbi jetën në përpjekje për të parandaluar një grabitje me armë në qytetin e Fierit. Nga salla e Kuvendit, deputeti demokrat për Qarkun e Fierit, Luan Baci, vlerësoi aktin qytetar të Vrenozit dhe kërkoi nga Kuvendi që të vijojë me tej procedurat për ta shpallur “Qytetar nderi” për aktin e kryer.

Një ndër çështjet më të diskutuara është Marrëveshja midis Shqipërisë dhe shteteve të Ballkanit perëndimor për ngritjen e Trans-Forcës Mjekësore në Ballkan.

Florjan Mema:
“Filozofia e kësaj qeverie mund të përmblidhet nën moton: thuaj një gjë, bëj komplet të kundërten dhe pasqyro në kanalin zyrtar, Ertv atë që the, mundësisht, shaj edhe opozitën. Mund të themi se ky projektligj heq detyrimin për të mbajtur një fletore më shënime për aktivitetin e importuesve të vendit nga drejtoria e meteorologjisë, ndërkohë vendosen 12 fletore për tu mbajtur vetëm për tvsh. Tek ertv jepet një reportazh duke share opozitën përse e vendosi detyrimin e fletores në 2008. Sot hiqet tarifa shoqëronte fletoren por vendosen 12 tarifa dhe taksa të reja.

Hiqen nga ndihma ekonomike 50.000 familje, sipas bankës botërore, nga 75.000 50.00 nuk e  meritokan, sikur ai ka dalë e i ka kontrolluar nëpër gjithë vendin.

5 persona që kanë abuzuar me ndihmën ekonomike, bëhen shembull në rtv. Nën këtë moto Shqipëria voton kundër vendimit të Washingonit për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të izraelit.

Rama tha se Shqipëria dorëzoi listat e floririt por jo një hebre, por ai nuk e tha të vertetën deri në fund. Kur thuhet Shqipëria, nuk është vetëm populli por institucionet. Ai që firmoi 2000 pasaporta, refuzoi paratë nga komuniteti hebre dhe vdiq si “tradhtar”, në mërgim.

Rilindasi bën një konkurs për të punësuar një person me cilësi të caktuar dhe zgjedh bashkëshortën.

Ne nuk do marrim pjesë me votë pro apo kundër ligjit, ne abstenojmë."

Ilir Beqaj:
"Përtej çfarë ka ndodhur me lejet dhe liçensat, kërkesat do të bëhen vetëm online dhe afati i dhënies së përgjigjes do të jetë jo më shumë se 30 ditë. Autorizime të tilla të lëshuara nga jashtë vendit, do të njihen. Qeveria duhet përgëzuar. Kushdo që kërkon një shërbim, mund t’i jepet informacioni disa herë. Ky proces ka sjellë në qendrën kombëtare të biznesit, nga 111 fletore, janë 38. 1 fletore një vendim, një një ligj, një një udhëzim.

Janë hequr 45% prej lejeve. Janë eliminuar rreth gjysma. Kjo është një përpjekje për një mjedis sa më miqësor. Të dhënat e ekonomisë janë pozitive. Në janar pati një rritje të eksporteve 20% krahasuar me 2018. Opozita ka bërë sulm frontal dhe sontazhet tregojnë se ata bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të krijuar situatë depresive.

Dihet botërisht se para 3 vitesh, lejet i jepte vetëm kunati. Të mërzitesh që nuk i jep më ai, nuk është e hijshme për dikë që dëshiron të jetë Kryeministër. Çdo leje ndërtimi të dhënë i dihet zhvilluese, projektuesi etj.

Ligji i sotëm është miratuar para 9 vitesh. Duhet të mbajmë hapin e botës së zhvilluar që këto lehtësime i ka bërë që para 15 vitesh. Na duhet me çdo kusht të ecim me hapin e kohës."

Tritan Shehu:
"Firmosja e kësaj marrëveshje nuk është thjeshtë ushtarake, është pozitive por ka ngelur 3 vite në sirtar, pa u aktivizuar. Pse? Pse qendra vendoset në Maqedoni e jo në Shqipëri si anëtare e NATOS? Për mungesë besimi tek sistemet shëndetësore.

Një vend me nivel të dobët sistemi shëndetësor, nuk mund t’i përgjigjët një marrëveshjeje të tillë.

Një sist shëndetësor pa strategji e kosulencë të huaj, nuk përballon nevojat e shëndetësisë. Krahasimet me vendet e rajonit na nxjerrin keq. Ai ëhstë më i prapambeturi, këtë e ka thënë grupi halth and human që përcakton nivelet e sistemeve shëndetësore. Është grup prestigjioz dhe pikë referimi e BE.

Mjekët po bëhen specie në zhdukje. Këto modele janë të komunizmit, janë fasadë e gënjeshtërt. Reamininacioni është mbushur me pacientë që vijnë nga privati. Duhet një sistem tjetër në mënyrë që të zhvillohet. Nejovitet një skemë e re, që të nxisë kokurencën. Nuk ka qendra shëndetësore nëpër rrethe. Në Tepelenë psh. nuk ka kabinete në periferi për mjekë ambulatorë. Në Këlcyrë nuk ka as mjek roje sepse nuk ka “lekë” për t’i paguar."

Flamur Golemi:
"Përmes mjekësisë së re re, do të reagojmë më shpejt dhe më mirë. Kjo marrëveshje është hartuar duke pasur parasysh.

Transporta mjekësore e Ballkanit do të jetë një vend i përhershëm. Pjesë e një bashkëpunimi rajonal, në ndihmë të rasteve. Kjo strukturë do vleje edhe në Shqipëri për rastet e emergjencave nga zjarret dhe përmbytjet.

Janë kryer shumë investime nga 2013 deri sot. Vetëm në projektin e 100 fshatrave ku është investuar, Gjirokastra mbetet e para.

Sa i përket ndihmës, është e papranueshme që të abuzohet me ndihmën e shtetit."

Petrit Vasili:
"Është paradoksale se jemi mbledhur këtu për të diskutuar dhe ata që edhe për procedurë formale duhet të jenë këtu, nuk janë. Marrëveshja për ngritjen e Trans-Forcës Mjekësore në Ballkan është pozitive por në vendin tonë ka mungesë strategjie. Kemi kërkuar si opozitë, si qytetarë për epideminë dhe çdo gjë ju la spontanitetit.

Diskutimi është se ku do të duhet të orientojmë mjekësinë shqiptare. Nuk kemi një ligj të ndërtimit të financimit të sistemit shëndetësore. Ligji që kishim ishte logjik pavarësisht se u godit. Ai nuk ka ndryshuar. Ka pasur anti reforma, konfuzioni u rrit, mjekët në vend që të kishin ngarkesë proporcionale, mbingarkesë. Mjekët po largohen. Pasojat nuk janë të një dite por të shumë viteve. Racionalizimi i parave mund ta çojë përpara këtë sistem. Shfrytëzimi racional i çdo fondi, është minimumi i logjikës.

Qendra shëndetësore mungojnë në mjaft fshatra të Shqipërisë, por me financimin që është dhënë mund të ishin përfunduar."

Flamur Golemi:
"Përmes mjekësisë së re re, do të reagojmë më shpejt dhe më mirë. Transporta mjekësore e Ballkanit do të jetë një vend i përhershëm. Pjesë e një bashkëpunimi rajonal, në ndihmë të rasteve. Kjo strukturë do vleje edhe në Shqipëri për rastet e emergjencave nga zjarret dhe përmbytjet.

Sa u përket investimeve, janë kryer shumë investime nga 2013 deri sot. Vetëm në projektin e 100 fshatrave ku është investuar, Gjirokastra mbetet e para."

Halim Kosova:

"Kjo marrëveshje ka për qëllim rregullimin e procedurave dhe përgjegjësive, për funksionim e një strukture ushtarake mjekësore për të gjithë Ballkanin. Kjo është iniciativë e SHBA. Arsyeja është reagimi sa më i shpejtë, për t’u arritur shumë objektiva në përgjigje të krizave. Kjo marrëveshje do të mundësojë që shërbimet ushtarake të arrijnë kapacitetin mjekësor me nivele të standardizuara.

Shtetet përkatëse do të ofrojnë kontribut në pajisje dhe personel. Përgjegjëse për këtë janë Organizata e përhershme dhe Bordi drejtues. Forcat e armatosura ne Shqipërisë, do të ofrojnë trajnime operacione dhe stërvitje në të ardhmen.

Pas ratifikimit do të kemi një marrëveshje dhe memorandumin e mirëkuptimit nëpërmjet shteteve të Ballkanit perëndimor."

Dhurata Çupi:
"Kemi vonuar me vite këtë marrëveshje me aq rëndësi, vetëm për 5 milion lekë. Maqedonia ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë duke përfituar rezidencën dhe mundësi të tjera me përgjegjshmëri."

 

Në orën 10:00 sot është mbledhur Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa në rendin e ditës tre janë cështjet më të rëndësishme.

E para ngritja e komisionit hetimor për ‘Tahirin’ e kërkuar nga opozita, projektligji për Vettingun në polici, i shtyrë nga java e parë, ndërsa sot pritet që të hidhen në votim edhe amendamentet e LSI.

Çështja e tretë është Kodi i Sjelljes së deputetëve, që nuk ka gjetur konsensus dhe pritet që të shtyhet sërish.  Në seancën e sotme nuk do të jetë kryeministri Rama, pasi ndodhet në SHBA.



rendi dites foto1

rendi dites foto1

 

d.gj/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im