Kuvendi anulon votimet, për 
"drejtësinë" vendoset javën tjetër 

Kuvendi anulon votimet, për <br />
Përveç protokollit për anëtarësim të Malit të Zi në NATO paraditen e së enjtes, Kuvendi nuk arriti më të votojë asnjë projektligj. Deputetet ishin të shpërndarë dhe pavarësisht këmbënguljes së grupeve parlamentare për t’i mbledhur, votimi u anulua për mungesë korumi.
 
Një pjesë ishin larguar për të pritur kombëtaren, të tjerët për shkak të temperaturave të larta. Pas tërheqjes së dekretit ët presidentit për kamerat e sigurisë i cili përçau maxhorancën dhe votat e saj, në rend dite kishte mbetur vetëm një projektligj për zejtarinë.
 
Ndërkohë deputetëve në tryeza u ishin shpërndarë ndryshimet kushtetuese pjesë e reformës në drejtësi, por shumë pak prej tyre preferuan t’i shfletojnë.
 
Ndërkaq konferenca e kryetarëve vendosi të mblidhet javën e ardhshme për të përcaktuar se çfarë procedure do të ndiqet me to, nëse do të hidhen direkt për votim ose do të kalojnë në komisionin e ligjeve.
 
PD në mbledhje kërkoi që të ndiqen të gjithë afatet e rregullores dhe drafti të përfshihet në calendar 2 javë pas depozitimit të tij. Ndërsa PD ka bërë të qartë se kërkon vetëm njoftimin e kuvendit për nismën dhe përfshirjen e tij në programin e punës të parlamentit.
 
Mbledhja e ardhme e konferencës së kryetarëve të grupeve do të jetë vendimtare për fatin e reformës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare