Kuvendi çon në Kushtetuese
mandatin e Koço Kokëdhimës

Kuvendi çon në Kushtetuese<br />mandatin e Koço Kokëdhimës
Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve, ka vendosur unanimisht këtë të martë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit Koço Kokëdhima. Kushtetuesja rrëzoi më herët vendimin e Kuvendit, i cili hodhi poshtë kërkesën e opozitës për dërgimin e çështjes në këtë Gjykatë.

Ndërsa sot, mazhoranca dhe opozita në Këshill kanë vendosur që çështja t’i dërgohet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores mori në shqyrtim kërkesën e PD, pas pretendimeve se deputeti ka përfituar fonde publike gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të deputetit. Sipas PD, deputeti Koço Kokëdhima ka shkelur 150 herë Kushtetutën në vetëm 6 muaj. 

Pas vendimit të Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve, do të jetë Kuvendi që do të votojë në seancën plenare të ditës së enjte dërgimin e kërkesës së PD në Gjykatën Kushtetuese. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'