Kuvendi çon sot në Kushtetuese
mandatet e Sulit dhe Leskajt 

Kuvendi çon sot në Kushtetuese<br />mandatet e Sulit dhe Leskajt 
Këshilli i Mandateve vendosi dje të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vlefshmërinë e mandateve të Valentina Leskajt dhe Rakip Sulit. Kjo do të ishte një përmbushje e kushtit të opozitës për tu rikthyer në tryezën e reformës në drejtësi, por ky konsensus duket shumë i brishtë, referuar zhvillimeve të djeshme në këtë këshill. Mazhoranca kërkon që në Kushtetuese të shkojnë kërkesat personale të dy deputetëve, që kërkojnë verifikimin e vlefshmërisë së mandatit të tyre, kërkesa këto që nuk specifikojnë fushën e mundshme të papajtueshmërisë.

Pikërisht në këtë pikë ndahen palët. PD kërkon që në Kushtetuese të shkojë kërkesa e opozitës, e cila në materialet shoqëruese ka prova dhe fakte se ky saktësisht Leskaj e Suli kanë shkelur ligjin duke përfituar fonde publike. Meqë nuk arriti konsensus, seanca plenare do të vendosë sot se si do t’i drejtohet Kushtetueses, dhe me shumë mundësi do të dërgohet vetëm kërkesa individuale e deputetëve, çka shihet nga opozita si një shpëtim i mandateve të socialistëve përmes makinacioneve.

"Mazhoranca është e kapur ngushtë për shkak të arbitraritet të saj për ti shpëtuar zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë po mundohet të gjejë salvagjentë shpëtimi duke paraqitur çështjen sikur në gjykatën Kushtetuese të shkojë kërkesa personale e zonjës Leskaj dhe zotit Suli. Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të shkojë kërkesa e Leskajt dhe Sulit, në Kushtetuese duhet të shkojë vendimi i parlamentit së bashku me kërkesën e deputetëve të PD", u shpreh Ristani.
 
Leskaj
Opozita e akuzon deputeten e Vlorës, Valentina Leskaj, se ka influencuar që i biri të marrë koncesionin e hekurudhës së Vlorës, dhe për këtë kërkon ndërprerjen e mandatit të saj.
 
Suli
Deputeti i PS-së në Tiranë akuzohet nga PD se ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij Aurora Group. Opozita thotë se ambientet e kompanisë në fjalë i janë dhënë me qira OSHEE-së.  
 



Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'