Kuvendi debate për tenderin e 
radarëve dhe raportin e KLSH

Kuvendi debate për tenderin e <br />radarëve dhe raportin e KLSH
Seanca e kësaj të enjteje parlamentare përvec nenit të shpifjes dhe fyerjes ka nisur me debate të ashpra lidhur me tenderin për radarët detarë dhe kallëzimin e zyrtarëve të ministrisë së Mbrojtjes nga ana e KLSH. Replika ka patur mes ish-kryeministrit Berisha ministres Kodheli dhe ish ministrit Imami në kohën që ajo po sqaronte tenderin për radarët dhe raportin e KLSH-së, gjatë prezantimit të planit afatgjatë të zhvillimti të FA, 2016-2020

“Flisni për dyqan celularësh dhe favorizim tenderash. Kjo është pak të thuash qesharake, ndërkohë që zëdhënës tuaj thonë se kjo kompani është përjashtuar në vitin 2013, këtu kam një letër zytare tuajën, ku sekretari i përgjitshëm i ministrisë së Mjedisit të asaj kohe ku i thotë zgjidhje të kontratës se nuk janë zbatuar kushtet. Vijmë te dyqani i celularëve. Ky zotëri është dokumentacioni ku kjo kioska e celularëve ka kontrata të firmosura me ministrinë e Mbrojtjes që nga 9.1.2005. Bazuar në këtë kontratë të fundit vlera e 5 muajve shërbim ishte 58.5 mln lekë, për pesë muaj. Ne kemi bërë një kontratë 1-vjeçare, po me të njëjtën kompani për 62.4 milionë lekë. Kjo është diferenca”, tha ministrja Kodheli.

 Paraardhësi Arben Imami tha se kjo kompani është përjashtuar për shkak të performancës së dobët sipas tij fakt qw e dwwshmon edhe kontrolli i auditit. Ai i sugjeroi ministres që tenderi për radarët të jetë afatgjatë dhe jo i përvitshëm.

Kompania që ju ia dhatë ishte kompania që u përjashtua. E keni në raportin e njësisë së prokurimit dhe e keni pasur në tavolinë pasi në kontratën që kishte pasur me flotën detare kishte realizime të pakta dhe vlerësimi i flotës dhe ministrisë ishte që ajo kompani për shkak të performancës së keqe, të skualifikohej për kontratën e 2013”, tha Imami.

Ndërsa lidhur me raportin e KLSH-së, ministrja tha se 90% e tij ka të bëjë me dy kontrata për blerjen e helikopterëve në 2009. “ Zbatimi i kontratës është mbyllur sot që flasim me ardhjen e dy helikopterëve të kërkim-shpëtimit dhe sot që flasim diferenca mes produktit dhe pagesës është zero. Ju sjell në kujtesë 5 helikopterët ushtarakë, njëri prej tyre duhet të ishte helikopteri VIP me vlerë 15 milionë euro dhe ky pjesë e axhendës së prioriteteve të modernizimit të FA-ve. Një i tillë ekziston në flotën tonë, dhe VIP-at na janë pakësuar dhe brenda të njëjtës vlerë ne porsitëm dhe finalizuam pak ditë më parë blerjen e dy helikopetërve me përdorim ushtarak dhe kërkim shpëtim për civilët. Vlera e kontratës mbeti e njëjta, ajo është si amendim rimiratuar në Kuvend dhe dëmi është zero”,- sqaroi Kodheli. 

Ish kryeministri Berisha akuzoi ministren se nuk foli asnjë fjalë për dokumentin e planit afatgjatë të zhvillimit të FA-ve, ndërsa mbrojtjen si avokate duhet ta bëjë në prokurori. 

“Të mos thotë një fjalë për dokumentin, ky është një ofendim shumë i madh për qytetarët shqiptarë. Është një qëndrim i padenjë. Doli të bëjë avokatinë e vetes së vet. Mund ta bënte këtë çdo kohë tjetër, por jo sot që paraqitet një dokument të cilin zonja e bën totalisht të pabesueshëm. Shqipëria është vidhisur nga pozicioni i pestë i plotësimit të kushteve të standardeve të Aleancës në pozicionin më të fundit në Aleancë”, tha kryeministri Berisha.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal