Kuvendi debaton për rastin e 'Belle Air'-it
në pikëpyetje krijimi i borxhit

Kuvendi debaton për rastin e 'Belle Air'-it<br />në pikëpyetje krijimi i borxhit
TIRANE- Rasti i kompanisë “Belle Air” pritet të kalojë në një hetim të hollësishëm. Tre prej ministrave më kryesorë të qeverisë shqiptare, ai i Financave, i Ekonomisë dhe i Transporteve, ishin dakord në lidhje me hetimin rigoroz që duhet t'i bëhet aktivitetit të kompanisë "Belle Air" e cila sipas tyre ka kryer 51,7 milionë euro borxhe në total. Ministrat, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj dhe Edmond Haxhinasto, të thirrur dje për të raportuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, deklaruan se do të jetë hetimi shtetëror ai që do të zbardhë më tej çështjen e kompanisë “Belle Air” dhe do të jenë organet e drejtësisë , të cilat do të marrin masa nëse kjo kompani ka konsumuar vepra penale 
 
Cani
 "Në fund fare afërsisht ne shkojmë në një shumë prej 6 milionë euro dhe ka një pyetje dhe për këtë. Themi që kjo është një shoqëri që ka zhvilluar një aktivitet me një xhiro relativisht të lartë mbi 100 milionë euro në vit. Është pak e errët që mbetet përsëri një pikëpytje për tu zgjidhur në kohë se të gjitha detyrimet që kjo shoqëri tregtare ka ndaj bankave, detyrime ndaj të tretëve aeroporte etj si dhe detyrime ndaj buxhetit është 51,7 milionë euro. Kjo është një çështje mjaft për t'u vënë në dyshim si organe shtetërore nuk kanë bërë një analizë të gjendjes"- tha ministri Shkëlqim Cani.
 
Ahmetaj
Duke folur në komision, ministri Ahmetaj ka deklaruar se, “Belle Air” siguronte 3.5 milionë euro fitim në vit. Gjithashtu ai foli edhe për detyrimin ndaj buxhetit të shtetit, prej 10 euro për biletë, që kompania nuk e kishte paguar. "Për qytetarët që ndoshta nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo është një pagesë e drejtpërdrejtë, që ata bëjnë në çmimin e biletës, prej 10 euro, e cila shkon në buxhet të shtetit drejtpërdrejt dhe kompania apo aeroporti janë agjentë të buxhetit të shtetit. Pra, një 10 euro e cila është paguar në kohë reale dhe nuk ka shkuar në buxhet të shtetit. Pra Kompania në rastin konkret ka përdorur në operacionet e veta para të cilat i takojnë buxhetit të shtetit. Pra ka operuar me paratë e tatim paguesve në dëm të buxhetit të shtetit"- tha ministri Arben Ahmetaj.
 
Haxhinasto
Ministri Haxhinnasto e ka cilësuar si favor monopolin që “Belle Air” kishte në tregun e aviacionit civil dhe e ka cilësuar këtë kompani si emblemë të mos mosrespektimit të orave dhe sloteve. "Kemi një situatë thuajse monopoli në treg, mbi 50 % të tregut. Asnjë avion i kësaj kompanie nuk ishte regjistruar në Tiranë, që është kërkesë ligjore. Pra, ishte një favor i madh që i ishte bërë kësaj kompanie. Cilesia e operacioneve të saj linte shumë për të dëshiruar. Është kompania emblemë për mosrespektimin e sloteve dhe të orareve. Dhe emblemë përsa i takon vonesave"- tha ai.
 
 “Belle Air”, faliment për të mundësuar riorganizimin
Kompania “Belle Air”, kërkon falimentin e saj në gjykatë, duke i dhënë mundësi vetëm që më pas të bëjë një riorganizim për rivënie në punë të aktivitetit të saj. Pikërisht nëpërmjet kësaj kërkese, synohet të shmanget detyrimi prej 51.7 milion euro, që janë taksa ndaj shtetit. Kërkesa e kompanisë është shqyrtuar gjatë ditës së djeshme nga gjyqtari Ilir Çeliku, i cili pasi dëgjoi pretendimet e avokatit Avni Shehu, caktoi një eksperte kontabël, për të bërë verifikimin në teren të kapitalit financiar të kompanisë ajrore “Belle Air”, për të mësuar nëse kompania është në gjëndje falimenti ose jo.

Ndërkohë që në seancën gjyqësore, avokati Shehu shprehu qëndrimin e kompanisë se kërkesa për faliment ka ardhur në një kohë, kur kompania është në vështirësi financiare. Sipas Shehut, “Belle Air” është përpjekur të dalë nga situata e vështirë duke kërkuar të marë kredi në katër banka, por pasi Drejtoria e Tatim-Paguesve të mëdhenj ka marrë masën e vendosjes së gjobave, kërkesa për marjen e kredisë është rrëzuar nga bankat, të cilat me sa duket nuk kanë pasur siguri të plotë. Pritet që pasi gjykata të jetë njohur me aktin e skpertimit të gjëndjes së falimentit, do vendoset nëse kërkesa e kompanisë “Belle Air” do të pranohet ose jo.
 
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar