Në një kohë kur në Kuvendin e Kosovës deputetët e pozitës dhe opozitës diskutojnë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, jashtë godinës së Parlamentit mijëra qytetarë kanë protestuar kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i Kosovës.

kosove
Ata janë grumbulluar para godinës dhe kanë lëshuar thirrje kundër Thaçit, duke e akuzuar atë si tradhtarin e Kosovës, duke i dhënë territore Malit të Zi, apo duke sjellë Serbinë në Kosovë, përmes bashkësisë së komunave me shumicë Serbe.

kosove

Forcat e policisë ndërkohë janë duke monitoruar hap pas hapi gjithë veprimet që po bëjnë protestuesit, ku po mundohen që të evitojnë përplasjet mes kundërshtuesve të vendosjes së tij në krye të Institucionit të Presidentit të Kosovës dhe atyre që e mbështesin një gjë të tillë.


kosove
Protestuesit mbajnë në duar flamurin kombëtar dhe atë amerikan.

kosove

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)