Kuvendi fut në projekt-kalendar
draftin e reformës në drejtësi

Kuvendi fut në projekt-kalendar<br />draftin e reformës në drejtësi
21 korriku është data kur pritet te futet ne kalendarin e punimeve te kuvendit nisma ligjore per ndryshimet në kushtetutë, të cilat finalizojnë reformën në drejtësi.

Kuvendi ka përgatitur projekt kalendarin për data 4- 22 korrik teksa në të ka përfshirë dhe këtë nismë ligjore.

Do jete konferenca e kryetarve e cila mblidhet të ejnten e ardhshmë për të marrë vendimin për futjen e nismës në kalendarin e punës së parlamentit.

I kontaktauar nga Report Tv, Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar të PD u shpreh se opozita do verifikojë datën kur 33 deputet e mazhorancës kanë depozituar draftin për reformën në Drejtësi.

Sipas Palokës drafti duhet depozituar 2 javë përpara se te futet ne kalendarin e punimeve te Parlamentit. 

Drafti i Reformës në Drejtësi pritet të shqyrohet ne parlament në të njëjtën ditë nismen e deputeteve te PD per ndryshimet ne Kushtetute lidhur me nismën e “Dekriminalizimit”

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë