Kuvendi gati ligji për komisionarin
për forcat ushtarake dhe Policinë

Kuvendi gati ligji për komisionarin<br />për forcat ushtarake dhe Policinë
PRISHTINË - Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim projektligjin për komisionarin e Kuvendit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Policinë e Kosovës.
 
Projektligji është përkrahur nga deputetët e të gjitha partive dhe e kanë konsideruar të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, shkruan Kosovapress.
 
Ahmet Isufi, kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, u shpreh se ky projektligj ka gjetur mbështetjen si të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që merren me sigurinë. Këtë projektligj e ka përkrahur edhe Lëvizja Vetëvendosje.
 
Deputeti i saj, Rexhep Selimi, u shpreh se ky projektligj që nesër do të jetë ligj, është një shembull për punën e mirë që është bërë. Sipas tij, ky komision mbulon një fushë shumë të rëndësishme deri tani të zbrazët të mbrojtjes së ushtarakëve dhe policëve në kryerjen e detyrave të tyre të përditshme”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike