TIRANE- Konferenca e kryetarëve në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të krijuar një tjetër Komision Hetimor për trafikun e drogës. Edhe pas këmbënguljes dhe arsyetimit të deputetëve demokrat në këtë komision kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka marrë vendimin që kërkesa të mos miratohet në komision por vendimi të merret në seancën e kësaj të enjteje në parlament. Sipas opozitës komisioni i ngritur nga mazhoranca është jofunksional për shkak se është i ngritur mbi dyshime ndërkohë që tanimë nuk ka asnjë dyshim që droga po qarkullon jo vetëm nga toka dhe deti, por edhe nga ajri.
Sipas deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, komisioni ekzistues është “i vdekur” në qëllimin e tij dhe nuk mund të funksionojë. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në kuvend, dy ditë më parë ka kërkuar që të nisë një tjetër Komision Hetimor për drogën, duke shprehur pakënaqësi edhe për deputeten Ermonela Felaj që është zgjedhur kryetare e komisionit. Deputeti demokrat Halimi ka reaguar për rrëzimin e kërkesës nga Kuvendi duke u shprehur se mazhoranca nuk do transparencë për drogën për shkak të lidhjeve të ngushta që ka me trafikantët. “Kërkesa u rrëzua nga mazhoranca, duke refuzuar që të hetohet mbi këtë fenomen që ka mbërthyer vendin dhe është duke u kthyer në një dukuri jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Halimi. Sipas tij, mazhoranca vazhdon të këmbëngul për të hetime të denoncuesve të avionëve të drogës dhe jo vetë trafikut të saj për shkak se është në përpjekje për të fshehur përgjegjësinë dhe lidhjet që ka me drogën.
Ndërkohë Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho e ka argumentuar rrëzimin e kërkesës së PD-së si antikushtetuese për shkak të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që nuk e lejojnë ndërtimin e komisionit të një çështjeje që është nën hetim. Braho kujtoi se shteti ka qenë në këmbë për t’u përballur me krimin, njësoj siç u përball edhe me ngjarjen e avionit në Divjakë. Gramoz Ruçi kryetari i grupit parlamentar të PS-së, ftoi opozitën që të jetë më serioze dhe të kontribuojë në Komisionin e ngritur në Kuvend për këtë çështje.
Reagimi i PDDeputeti demokrat Arben Ristani ka reaguar nga selia e PD-së ditën e djeshme në lidhje me shifrat e drogës që po rriten përditë. Ristani ka theksuar se më shumë se sa trafiku e paprecedentë është kërcënimi i dëshmitarit të trafikut të drogës në Divjakë. “Skandali qeveritar i drogës po rriten çdo ditë, dhe po bëhet më i frikshëm. Kërcënimi i dëshmitarit okular të Divjakës, tregon se skema kriminale është aq e lidhur me pushtetin sa kërkon të mbyllë gojën e kujtdo që ka dijeni, e të fshijë kështu çdo fakt që do të ndihmonte në zbardhjen e të vërtetës nga drejtësia”, deklaroi Ristani
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.7%
-
E gabuar
37.8%
-
Nuk e di
11.5%
Vota total: 288
Lajme të tjera
-
Bregu te ‘5 Pyetjet’: Pas Dumanit, ‘tregu’ i vrasësve me pagesë ka ndryshuar! Banushi: Ja çfarë ndodhë me ‘të penduarin’ e drejtësisë pasi del nga burgu
20 Mars, 22:55
-
'Kërkoj ndjesë'/ Dea Mishel e përlotur u rrëfen banorëve historinë
20 Mars, 22:51
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë
20 Mars, 22:22
-
Amazon do të shkurtojë edhe 9.000 vende tjera të punës
20 Mars, 22:11
-
Tottenham në krizë, futbollistët kërkojnë shkarkimin e Conte-s
20 Mars, 21:59
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, do i hiqej gjylja Vuçiçit
20 Mars, 21:34
-
Shtëpia e Bardhë: Putin e sheh Xi-në si një burim jetik sepse lufta po shkon keq
20 Mars, 21:29
-
NBA/ Lakers rikthehen te fitorja, mposhtin Orlandon pas paraqitjes fantastike të Reaves! Spurs fitojnë me Atlanta
20 Mars, 21:11
-
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë
20 Mars, 21:07
-
Zgjedhjet e 14 maji/ PD e Alibeajt mbështet kandidatin e Berishës në Vaun e Dejës
20 Mars, 21:05