Në normalitet apo mes tymit e flakës, Kuvendi miraton çdo vit qindra ligje. Por pakkush në parlament është kujdesur deri më tani që të kontrollojë se sa kanë funksionuar vërtet  këto ligje.

Afrimi me BE-në kërkon që kjo situatë të ndryshojë, dhe me ndihmën e Britanisë, Kuvendi ka nisur të kontrollojë efektet e ligjeve 3 vjet pas miratimit të tyre. E para që e ka kryer një hetim të tillë, është kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku.

Siç Tabaku tregon, për të kaluar provën e parë, u zgjodh një ligj pa konflikt politik, si ai për turizmin.

Në përfundim të raportit, Kuvendi duhet të korrigjojë ligjet në fjalë.

‘Shpresoj ta bëjnë edhe komisionet e tjera’, thotë Tabaku.

Metodologjia e bërë nga Komisioni i Integrimit në fakt, është miratuar dhe ka kaluar edhe në Konferencën e Kryetarëve duke ju kaluar për zbatim të gjitha komisioneve parlamentare.

Komisioni i Ekonomisë do të kontrollojë ligjin për koncesionet, ndërsa ai i Ligjeve do ta nisë me ligjin “Antimafia”.

Por si shkon e gjithë kjo punë e përbashkët e Parlamentit me klimën në të cilën opozita dhe mazhoranca po ndërveprojnë së fundmi?

‘Opozita nuk duhet të humbasë asnjë hapësirë....’