TIRANE-Kuvendi pavarësisht bllokimit të foltores nga opozita ka vijuar punimet, ndërsa shumica ka miratuar rendin e ditës. Shumica ka miratuar me 74 vota projektligjin që i hap rrugë ndërtimit të aeroportit të Vlorës nga kompania turke, me vlerë 100 milionë euro. 

Miratimi i listës me 10 anëtarë jo magjistratë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë, ka dështuar për herë të dytë. 10 emrat e sjellë nga shorti i dytë i n/komisionit ad hoc nuk morën 93 votat e nevojshme, duke u rrëzuar sërish. Opozita nuk i mbështeti kandidatët jo gjyqtarë e jo prokurorë, për të cilët thotë se janë në kundërshtim me ligjin dhe të kapur nga kryeministri Rama.

Sipas ligjit, lista do të ribëhet sërish për herën e tretë na n/komisioni ad hoc i drejtuar nga Ulsi Manja. Nëse për kandidatët nuk do të ketë konsensus, shorti do të përzgjedhë anëtarët realë të KLGJ-së dhe KLP-së. Kësaj here, lista nuk mund të rrëzohet. E voton ose jo opozita, ajo quhet e miratuar automatikisht me votimin e tretë. 

d.b/shqiptarja.com