Kuvendi i hap rrugë 
zëvëndësimit të Elivar Golemit

Kuvendi i hap rrugë <br />zëvëndësimit të Elivar Golemit
Deputetët e mazhorancës miratuan dje në seancë plenare, projektvendimin për procedurën paraprake për përzgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë në Kuvendi i hap rrugë zgjedhjes së Inspektorit të ri të Përgjithshëm në BSH, që do të zëvëndësojë në këtë detyrë Elivar Golemin.

Dy ditë më parë ky projektvendim u miratua në Komisionin e Ekonomisë dhe tashmë pritet të pasohet me zyrtarizimin e kandidatëve për këtë post. Ndërkohë mazhoranca ka miratuar pak javë më parë edhe projektvendimin për procedurën për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në nenin 54 pika 1 e Kushtetutës thotë: Inspektori i përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë emërohet për një afat pesëvjeçar nga Kuvendi, midis kandidatëve që janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe ndaj të cilëve nuk vërtetohen rastet e parashikuara në nenin 47 të këtij ligji.

Inspektori i Përgjithshëm duhet të jetë ekonomist me arsim të lartë dhe të ketë punuar në sistemin bankar jo më pak se shtatë vjet. Inspektori i Përgjithshëm mund të riemërohet. Paga e Inspektorit të Përgjithshem, shpërblimet suplementare, duke përfshirë çdo lloji kompensimi, si dhe trajtimet e tjera njësohen me ato të zëvëndës guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetë "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur