Kuvendi i heq imunitetin Prengës
Mamo nga PDIU gabimisht kundë

Kuvendi i heq imunitetin Prengës<br />Mamo nga PDIU gabimisht kundë
TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugën Prokurorisë së Përgjithshme për të mbajtur në arrest deputetin Armando Prengën  më qëllim vijimin e hetimeve mbi ngjarjen  e ndodhur në Laç .118 vota pro, 1 kundër  dhe 1 abstenim, ishte rezultati që ka zhveshur tashmë nga imuniteti i deputetit Armando Prengën.  

Vetë deputeti Armando Prenga nuk ishte i pranishëm në sallë, paravërisht se i ishte bërë njoftimi, - siç njoftoi kryeparlamentari Meta.

Ishte Prokuroria e Përgjithshme e cila i kërkoi Kuvendit aprovimin për arrestimin e Prengës, ndërsa në një mbledhje të orëve të vona të pasdites së të dielës, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit vendosi ta pranojë këtë kërkesë.

Ashtu siç pritej  sesioni i ri parlamentar nisi me akuza e kundër akuza ku në shënjestër nuk ishte vetëm deputeti Armando Prenga por edhe vete kryeministri Edi Rama  dhe një pjesë e kabinetit të qeverise. Por akuzat e ardhura nga Berisha kanë mjaftuar të ndezin debatin ne aolën e kuvendit mes tij dhe deputetit socialist Paulin Stërkaj.

Deputeti i vetëm që votoi kundër heqjes së imuniteti ishte Omer Mamo  i PDIU-së. Mamo më pas justifikoi votën duke u shprehur se ‘ishte një gabim teknik. “Është qëndrim i njohur i imi dhe PDIU për t’i hapur rrugë çdo hetimi që i kërkohet Parlamentit nga Organet ligjzbatuese.Kjo vlen dhe për kërkesën e Prokurorisë për Z. Armando Prenga”, - shprehet Mano.

Ora 11:25 Përplasen Berisha-Stërkaj
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Armando Prenga nuk është deputeti i vetëm i cili ka probleme me drejtësinë dhe për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama që i ka zgjedhur. Deputeti demokrat tha se si prenga, janë edhe ministri Tahiri, deputeti Kokëdhima, ministrja Kodheli apo edhe deputeti Paulin Stërkaj.

Berisha: Deputeti prenga është i pranishëm, ai qëndron në karrigen kryesore të ekzekutivit dhe quhet Edvin Kristaq Rama. Është ky zotëri që e ka shndërruar këtë parlament me kriminelët që ka futur në të, nga tempull demokracie në tempull krimi. Se këtu ngado të hedhësh sytë të del një si ai për të cilën po mblidhemi. Më thoni çfarë ka më pak Koço Kokëdhima, Paulin Stërkaj që godet me qytë të revoles në krye të detyrës kreun e PD, çfarë kanë më pak këta. Ai që i nis bollonat bashkë me Mrikën ditë për ditë avionët në Itali dhe e kanë bërë Shqipërinë Kolumbi.

berisha


Kjo deklaratë ka mjaftuar për të ndezur “revoltën” e deputetit socialist Stërkaj, i cili tha se për këtë situatë bën fajtor kryeministrin Rama që nuk ka vënë para drejtësisë Berishën dhe familjen e tij.  

Stërkaj: Ky është njeri që shpif dhe manipulon opinionin publik. Unë jam babë me fëmijë, kurrë në jetën time nuk kam pasur lidhje me krimin, ky nuk po lë kurrkënd se jeni fajtor ju që se keni vënë para përgjegjësisë për koncesionet që i ka vjedhur popullit shqiptar, për të gjitha veprat që ka mashtruar shqiptarët.
Unë bëj fajtor ju zoti kryeministër nuk bëni dokumentacionin që ky dhe familja e tij të dalin para drejtësisë. Na pyesin fëmijët në shtëpi: O bab i tillë je ti? Këtu ka faj politika që ka vjedhur pasurinë kombëtare.

sterkaj


Ora 11:30 Paloka: I pari që duhet të ikë është Rama
“Deputeti shkon dhe qëllon popullin në komisariatin e shtetit. Në mënyrë paradoksale ai mund të konsiderohet si viktimë sot, sepse ishte ky këtu kryeministri i vendit që sot thotë e vura para drejtësisë. Jo, ky e vuri në listë të deputetëve nuk e vuri para drejtësisë, duke e ditur që e mori nga Italia ku pastronte sendet me vlerë. E çoi në krye të listës, e mori në qafë se sigurisht e përdor sic përdor edhe të tjerët, dhe thotë mos mi përdorni malësorët, cilët? Ata që ka sjellë këtu me kastile që të hanë njëri-tjetrin? I ka sjellë si kamxhik brenda jush dhe për të goditur opozitën. Kur i ngelin në dorë i thotë i vura para drejtësisë. Kërkojmë me domosdoshmëri futjen e ligjit të dekriminalizimit në Kuvend. I pari duhet të ikë kryeministri, ai është kapoja ai është akoka, atij duhej ti hiqnim imunitetin sot”, u shpreh kreu i grupit parlamentar te PD-se.

Ora 11:29 Kuvendi voton, i hiqet imuniteti Armando Prengës

118 vota pro, 1 kundër, asnjë abstenim

A1 Rerport meson se vota kunder heqjes se imunitetit te deputetit Prenga ka ardhur nga Omer Mamo, deputet i PDIU-së në Kuvendin e Shqipërisë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...