Pas hedhjes së gazit lotsjellës, Kuvendi i Kosovës pa praninë e partive opozitare, vazhdoi punimet e mbledhjes së sotme dhe miratoi një sërë projektligjesh.
Ndër to, u votua edhe programi kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizm-Asociim.
Pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane, lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e MSA-së, rekomandim ky që u votua nga deputetët.
Kuvendi vazhdoi mbledhjen me miratimin e disa projektligjeve; atij për gazin natyror, projektligjin për Rregullatorin e Energjisë, projektligjin për Energjinë Elektrike, atë për Energji, dhe projektligjin për rregullat e Komunikacionit Rrugor.
Nga rendi i ditës është hequr shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtritshme në Kosovë.
Kuvendi miratoi edhe projektligjin për Siguri në Punë në veprimtarinë minerare dhe projektligjin për Mjekësinë Ligjore.
U miratua edhe formimi i organit përzgjedhës të pavarur për zgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Kuvendi formoi komisionet ad-hoc me propozime të atyre grupeve parlamentare që ishin të pranishëm në seancë, për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe të Komisionit të Pavarur për Media. ATA
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com