Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022. Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh.
Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, ndërsa kishte vetëm një abstenim. Miratimi i buxhetit, që iu shtuan mbi 80 amendamente, u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita.
Në seancën e nisur në ora 11:00, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka mbajtur fjalimin vjetor presidentja Vjosa Osmani. Partitë opozitare e kanë bojkotuar fjalimin vjetor të Osmanit.
Presidentja e Kosovës, deklaroi se nuk do të lejojë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë të shndërrohet në dialog për statusin, territorin, funksionalitetin e brendshëm e për rendin kushtetues të Kosovës.
Ajo para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se dialogu mund të përfundojë vetëm me njohje reciproke. Sipas saj, Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në këtë proces, ndonëse Serbia nuk e ka të njëjtën qasje.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33
-
Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
27 Janar, 09:38
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
Kjo ne Shqiperi nuk ka ndodhur asnje here ne keto 30 vite....
Përgjigju