Kryetari i PDK, Bedri Hamza gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës  ku po shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Specialen, tha se lufta e UÇK-së është luftë e drejtë dhe luftë e popullit.

“Janë krijuar dhe është amandamentuar Kushtetuta në bazë të raportit i cili ka bartur në vetvete akuza të tmerrshme. Jam i sigurt që nuk ka asgjë në ato akuza. Ato nuk mund të faktohen as me prova as me fakte. Dhe me ata që Kosova e ka bërë rrugën, me ata që e ka fituar lirinë e pavarësinë, ata e kanë votuar atë gjykatë. Që ka deviju Gjykata nga ajo që është votuar, është shumë e vërtetëËshtë një çështje që i kalon përmasat e politikës. Është çështje që ka të bëjë me të tashmen dhe të ardhmen tonë. Me akuza të tilla Kosova e ka pasur të vështirë të eci përpara. Kemi një situaë absurde ku vijon pa fakte. Nuk mundet të ndërtohet diçka dhe të të thuash është legjitime. Ne nuk po kërkojmë që most ë gjykohet krimi, nuk po e mbyllim gjykatën, por kërkojmë zbatim të ligjeve të kushtetutës së Kosovës. Po kërkojmë drejtësi, ata janë dënuar në shkallë të parë po janë të pafajshëm.

Nuk ka gjykatë që nuk di ku ka llogaridhënie, për më tepër ka konstatime që ka shkelje të të drejtave të njeriut. Ky është një ligj që shkon përtej Kuvendit, nuk është ligj i PDK-së. Po flasim për një projekt më të rëndësishëm, që ka sjellë lirinë e Kosovës”, tha Hamza.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës miraton në parim me 91 vota pro ligjin për ndryshimet për Gjykatën Speciale! Kurti: Duhet kohë për ta shqyrtuar, por s’e pengojmë nismën e PDK-së