PRISHTINË - Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare me shqyrtimin e parë të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike.
Projektligji është miratuar në parim me shumicë votash në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, ku kryetari Muhamet Mustafa, ka kërkuar sqarime për disa nene, të cilat ngrenë çështje, që janë të diskutueshme, e posaçërisht lidhur me regjistrimin e ndërmarrjeve publike që thuhet se duhet të bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave gjenden ato. Njësoj thuhet edhe për njësi të caktuara organizative të ndërmarrjes shoqërore, të cilat janë objekt i regjistrimit si ndërmarrje publike. Prandaj, ai ka kërkuar sqarime se cili është roli i komunave në ketë rast, si dhe për kreditorët e mundshëm lidhur me ndërmarrjen shoqërore Trepça.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka theksuar krijimin e bazës juridike që me vendim të Kuvendit të Kosovës të hiqen nga kompetenca e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ndërmarrje të caktuara shoqërore ose njësi organizative të një ndërmarrje shoqërore dhe këto të regjistrohen si ndërmarrje publike.
Ai ka theksuar se komunat kanë nevoja të ngutshme për më shumë hapësirë për bashkëpunim të nivelit qendror më atë komunal për çështjet që kane të bëjnë me interesat e qytetareve dhe projektligji trajton vetëm aspekte zhvillimore dhe jo aso politike. Ndërsa, ka shtuar ai, pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre tani ka kohë të arsyeshme për hapa të domosdoshëm për hartimin e Ligjit të veçantë për Trepçën.
Në seancën e Kuvendit, të nisur dje paradite, kryeministri Isa Mustafa ka raportuar lidhur me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me gjyqësorin. Ai ka theksuar se, "marrëveshja e arritur së fundmi parasheh një integrim të strukturave të deritanishme të drejtësisë nga veriu i vendit në sistemin gjyqësor të Kosovës, për të aplikuar kështu legjislacionin e Republikës së Kosovës".
"Pika e parë e marrëveshjes e reflekton pikërisht këtë. Në të gjitha pikat e tjera marrëveshja i referohet harmonisë me ligjet e Republikës së Kosovës", u shpreh kreu i qeverisë kosovare.
Ndërsa, gjatë debatit të gjerë opozita u shpreh se "marrëveshja është e dëmshme dhe bie ndesh me Kushtetutën, krijon standarde të dyfishta dhe nuk ka bazë juridike në legjislaturën e vendit".
Seanca plenare mbylli mbrëmë punimet e ditës së djeshme, pas shqyrtimit dhe miratimit me shumicë votash të Propozim-programit të punës së Kuvendit për vitin 2015, të propozuar nga Kryesia e Kuvendit, hartuar në bazë të programit legjislativ të qeverisë, planeve të punës së komisioneve parlamentare dhe Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Për vitin 2015 qeveria e Kosovës ka parashikuar të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje./ATSH/
/Shqiptarja.com