/ATSH-B.Jashari/- "Miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare" është pika e vetme e axhendës së mbledhjes së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, që pason konstituimin e tij para një jave dhe një ditë më pas votimin e qeverisë së re.
Para seancës së sotme plenare, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, javën e kaluar, procedoi ndarjen e komisioneve parlamentare.
Kryesia vendosi që gjatë kësaj legjislature, Kuvendi i Kosovës të ketë 14 komisione parlamentare. Përfaqësuesit e grupeve parlamentare bënë përzgjedhjen e komisioneve, sipas formulës së praktikuar. Grupi Parlamentar i PDK-së do të udhëheqë katër komisione: Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Grupi Parlamentar i LDK-së do të udhëheqë po ashtu katër komisione: Komisionin për Buxhet dhe Financa, Komisionin për Integrime Evropiane, Komisionin për Zhvillimin Ekonomik, Infrastrukturën, Tregtinë dhe Industrinë dhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, për Personat e Pagjetur dhe Peticionet. Grupi Parlamentar i VV-së do të kryesojë dy komisione: Komisionin për Legjislacion dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Grupi Parlamentar i AAK-së do të kryesojë Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Grupi Parlamentar i Listës Serbe Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Grupi Parlamentar 6+ Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, ndërsa Grupi Parlamentar i Nisma-s Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.
/Shqiptarja.com