Më 17 korrik Partia Demokratike pritet që të mbledhë Kuvendin Kombëtar, ku do të analizohen rezultatet në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka kritikuar këto zhvillime në PD, ku thotë se më këto grumbullime në mes të korrikut po zhvillon një fushatë anti-turizëm.
Ristani shkruan se anëtarët e PD-së po mblidhen në mes të korrikut për shkak se do të bëjnë ndërprerjen e mandatit të Këshillit Kombëtar, i cili sipas tij është në kundërshtim me statutin e PD-së. Kujtojmë se momentalisht kryetar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike është Bujar Nishani.
'Pervec anti turizem duket edhe shume tallese per demokratet qe kane dale te deshperuar nga humbja e trete radhazi e zgjedhjeve, te mblidhen te gjithe ne mes te korrikut ne Tirane, per te kryer vetem nje pune. Nje pune qe per interesat e tyre eshte nje pune pa pune, por per kryetarin punemadh, eshte kryepune. Behet fjale per nderprerjen e mandatit te Keshillit Kombetar, ne kundershtim me statutin e partise dhe per zgjedhjen e keshillit te ri. Mesa duket ja vlen barra qerane.
Nga keto zgjedhje te 25 prillit, demokratet do vuajne edhe 4 vitet qe sapo fillojne, pas 8 viteve shume te veshtira ne opozite, por nderkohe, beteja e tyre sapo ka filluar, me grup te freskuar parlamentar, kryetar te rizgjedhur dhe me kryesorja, pergjegjesi te indentifikuara dhe te mbajtura, duke shkarkuar Keshillin kombetar dhe duke zgjedhur te riun. Ja vlen pra, kjo sakrifice ne zheg, ne dem te turizmit, por me shume perfitime per PD.'- shkruan Ristani.
Postimi i plotë i Arben Ristanit:
Politike ne zhegun e veres
Turizmi veror ne Shqiperi, per nivelin e te ardhurave qe krijon, ka nje peshe prej 9% te GDP.
Ai puneson direkt rreth 100 mije njerez dhe indirekt rreth 300 mije te tjere.
Hyrjet valutore nga turistet e huaj, vleresoheshin diku te 2 miliard euro.
Per kete rendesi te vecante, qe ka stina e veres per ne shqiptaret, politikanet u kujdesen, qe muajin qershor, ta clirojne nga te qenit muaj zgjedhjesh, duke bere edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
U duk se edhe ne PD, ndjeshmeria ndaj mbarevajtjes se turizmit, ishte ne lartesine e duhur kur u deklarua se: “zgjedhjet per kryetar te PD afrohen nga korriku ne qershor, sepse korriku eshte muaji me i rendesishem per turizmin”
Per fat te keq, kjo ishte pershtypja e gabuar qe u la te kuptohej, nga ky deklarim zyrtar, perpara dites se zgjedhjeve per kryetar te PD.
Them per fat te keq sepse, kryetari i sapo zgjedhur i PD, vendosi te filloje nje proces analize ne cdo dege te PD dhe te therase Kuvendin Kombetar ne mes te korrikut.
Shume kush u hutua, u befasua, u cudit dhe pyeti:
Perse PD devijoi kaq shpejt dhe kaq vrullshem nga ndjeshmeria e larte pro turizem?
Perse te 100 mije anetaret e saj duhet te lene punet ne turizem, indirekt ne sherbim te turizmit, apo pa lidhje me turizmin dhe te perfshihen ne analizen e masakres zgjedhore te 25 prillit, nderkohe qe, analiza e kesaj masakre eshte bere tashme nga avokatet e partise dhe eshte paraqitur me shume hollesi dhe profesionalizem ne KAS?
A nuk do ishte me produktive dhe a nuk do e ndihmonte me shume turizmin, njohja e demokrateve me dokumentat dhe provat e masakres, si produkt i gatshem dhe i sistemuar nga profesioniste, sesa nje analize partiake ku cdo kush do e kete me te lehte te flase per masakren e shkaktuar nga te trete dhe jo per pergjegjesi individuale, ne raport me detyrat e mara persiper?
Per me teper mbledhja ne Tirane e disa mijera anetarve te PD nga e gjithe Shqiperia, ne mes te korrikut per Kuvend, shton habine per kete praktike anti turizem.
Habija dhe pyetjet shtohen kur kjo sakrifice behet me nje qellim qe nuk i justifikon mbledhjet ne kete nxehtesi ekstreme te veres per te analizuar dhe pastaj per tu mbledhur perseri ne Tirane per tu informuar mbi ate qe u analizua.
Pervec anti turizem duket edhe shume tallese per demokratet qe kane dale te deshperuar nga humbja e trete radhazi e zgjedhjeve, te mblidhen te gjithe ne mes te korrikut ne Tirane, per te kryer vetem nje pune.
Nje pune qe per interesat e tyre eshte nje pune pa pune, por per kryetarin punemadh, eshte kryepune.
Behet fjale per nderprerjen e mandatit te Keshillit Kombetar, ne kundershtim me statutin e partise dhe per zgjedhjen e keshillit te ri.
Mesa duket ja vlen barra qerane.
Nga keto zgjedhje te 25 prillit, demokratet do vuajne edhe 4 vitet qe sapo fillojne, pas 8 viteve shume te veshtira ne opozite, por nderkohe, beteja e tyre sapo ka filluar, me grup te freskuar parlamentar,
kryetar te rizgjedhur dhe me kryesorja, pergjegjesi te indentifikuara dhe te mbajtura, duke shkarkuar Keshillin kombetar dhe duke zgjedhur te riun.
Ja vlen pra, kjo sakrifice ne zheg, ne dem te turizmit, por me shume perfitime per PD.