Kuvendi i ri mblidhet të shtunën
pritet të mbahen dy seanca 

Kuvendi i ri mblidhet të shtunën<br />pritet të mbahen dy seanca 
Ditën e shtunë, 9 shtator, do të zhvillohet mbledhja e parë e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Shqipërisë. 

Pritet që Kuvendi të mblidhet dy herë brenda ditës.

Në orën 10:00 pritet të ngrihet këshilli i verifikimit të mandateve, ndërsa në seancën e orës 18:00 do të betohen deputetë dhe do të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Mësohet se këtij varianti i kanë mëshuar tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI. 

Ndërkohë, nesër në orën 10:00 LSI mbledh grupin parlamentar dhe një ditë më pas edhe PS në orën 12:00, për të konkretizuar zyrtarisht qëndrimet e tyre nëse do ketë dy seanca brenda ditës së shtunë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin