Kuvendi i Shqipërisë duhet të ushtroj detyrën e tij Kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë duhet të ushtroj detyrën e tij Kushtetuese

Ilir Meta dhe Sander Lleshi

Dje nga Kryeministri i Shqipërisë Ju bë e ditur zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë se Presidenti i Republikës ka ushtruar kompetencën e tij Kushtetuese. Ai nuk ka miratuar propozimin e Kryeministrit për emërimin e Sandër Lleshit, në detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Që nga ky moment, Kuvendi i Shqipërisë është vënë në vonesë nga Kryeministri i Shqipërisë, për të respektuar detyrimet e tij Kushtetuese.

Neni 98/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon se: “Dekreti (i Presidentit) shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”.

Po a mundet që kjo shkresë që njoftoi Kryeministri të konsiderohet dekret presidencial?

Une them po! Po, sepse nëpërmjet asaj shkrese Presidenti i Republikës ka zbatuar drejtpërdrejt një prej kompetencave të tij kushtetuese, duke mos emëruar Ministrin e Brendshëm. E ushtrimin e kompetencave të tij Presidenti nuk mund ta bëjë veç se nëpërmjet dekretit presidencial.

Neni 93 i Kushtetutës parashikon: “Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete”.

A është dekreti presidencial çështje forme apo çështje përmbajtje?

Unë them në mënyrë të padyshimtë që është çështje përmbajtje. Pra nuk e bën “Dekret” aktin e Presidentit emri apo forma e tij, por përmbajtja e aktit. Nëse akti i Presidentit është në zbatim të një prej kompetencave që i janë njohur në Kushtetutën e RSH-s, ai, pavarësisht nga emri apo forma e përdorur, konsiderohet dekret presidencial.

Në kushtet kur Presidenti ka ushtruar kompetencën e tij, për mos dekretimin e Ministrit të Brendshëm, ky akt konsiderohet për shkak të parashikimit Kushtetues si dekret presidencial.

Kryeministri i Shqipërisë dekretin presidencial për mosemërimin e Ministrit të Brendshëm ja bëri të ditur zyrtarisht nga foltorja e tij Kuvendit të Shqipërisë. Në këto kushte, nga dje, Kuvendit të Shqipërisë i ka filluar afati 10 ditor për të shqyrtuar vullnetin e shprehur të Presidentit të Republikës.

Kuvendi ka detyrimin të vendos rrëzimin ose miratimin e këtij dekreti, për rrjedhojë rrëzimin apo miratimin e propozimit të Kryeministrit.

Presidenti i Republikës është shprehur, e ka ushtruar kompetencën e tij, duke mos e miratuar propozimin e Kryeministrit.

Tani e ka rradhën Kuvendi, është detyrim i tij madje, që siç e parashikon Kushtetuta duhet të shprehet për aktin juridik të Presidentit të Republikës dhe të mos ler vëndin pa Ministër të Brendshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jon: 10/11/2018 11:09

    Fare e thjeshtë për ta kuptuar. Presidenti është kundër reformës në drejtësi sepse preket dhe deklarohet hapur për këtë. Nuk simbolizon unitetin kombëtar fatkeqësisht, por kushtetuta është më lart se ai. Ajo flet qartë dhe prerë që kryeministri ka rrugë të tjera për të drejtuar ministrat e tij. Shqipëtarët votuan për Edi Ramën dhe PS dhe jo për president

    Përgjigju
  • xreport: 10/11/2018 02:18

    e thone shkurt te shkarkohet presidenti.... darkort jam por te meren masa iliri eshte qen rrace e zgjute kontrollon edhe PD .... duhet lidhur sapo te shkarkohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë

Micotaqis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë