Administrata e Kuvendit të Shqipërisë pas problemeve të javës që shkoi me energjinë elektrike tashmë po përballet edhe me mungesën e ujit. Dritat në Kuvend janë fikur në kohën që po zhvillohej diskutimi për performancën e Këshillit të Lartë të Shtetit në Komisionin e Ekonomisë. Domosdoshmëria e ujit në këtë peridhë të nxehtë i ka detyruar organet përgjegjëse që të marrin masa emregjente, ndaj si rrugëzgjidhje është gjetur furnizimi i Kuvendit me autobot uji.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com