TIRANE- “Kontroll parlamentar ndaj ekzekutivit lidhur me zbatimin e politikave dhe buxhetin vjetor”, është kjo një nga nëntë dispozitat e hartuara në planin e veprimit për vitin 2014 nga Kuvendi.
Institucioni ligjvënës ka zbardhur dje draftin për përmbushjen e rekomandimeve të raport-progresit për vitin 2013 të KE për Shqipërinë.Objektivi i parë i përcaktuar në këtë plan ka të bëjë me rritjen e transparencës të institucionit ndaj publikut të gjerë.
Në këtë kuadër parashikohet: organizimi i seancave dëgjimore për pr.ligjet, si dhe organizimi i mbledhjeve të përbashkëta të komisioneve për shqyrtimin e pr.ligjeve, publikimi i dokumenteve parlamentare menjëherë pas miratimit të tyre nga Konferenca e Kryetarëve, përfshirë kalendarin e punimeve të komisioneve të përhershme. Objektivi tjetër konsiston në rritjen e bashkëpunimit me shoqërinë civile, ku synohet një proces konsultimi më transparent dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë civile dhe partnerëve social. Forcimi i rolit mbikqyrës të Kuvendit dhe forcimin e bashkëpunimit dhe monitorimit mbi institucionet e pavarura, është një tjetër objektiv.
Në këtë kuadër parashikohet:zbatimi i dispozitave të Rregullores për kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit lidhur me zbatimin e politikave dhe buxhetin vjetor. Më tej, plani i veprimit përcakton përmirësimin e performancës së institucioneve të pavarura; marrja në konsideratë e rekomandimeve të këtyre institucioneve dhe rritja e shërbimit të monitorimit në kuadër të ndjekjes së rekomandimeve që dalin nga progres-raporti. Parashikohet mundësia e futjes në axhendën parlamentare të miratimit nga komisionet përkatëse parlamentare të strukturave të depozituara për institucione si AMA, KMD, AKEP, AK.
NËNTË OBJEKTIVAT PËR 2014
Plani i veprimit përfshin nëntë objektiva dhe parashikon në detaje hapat konkretë që Kuvendit do të ndërmarrë gjatë vitit 2014 në funksion të përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Europian.
Objektivi i parë i përcaktuar në këtë plan ka të bëjë me rritjen e transparencës të institucionit ndaj publikut të gjerë. Në këtë kuadër parashikohet:
-organizimi i seancave dëgjimore për projektligjet, të cilat kanë interes për grupet e interesit, si dhe organizimi i mbledhjeve të përbashkëta të komisioneve për shqyrtimin e projektligjeve.
-publikimi i dokumenteve parlamentare menjëherë pas miratimit të tyre nga Konferenca e Kryetarëve, përfshirë kalendarin e punimeve të komisioneve të përhershme.
Objektivi i dytë konsiston në rritjen e bashkëpunimit me shoqërinë civile, ku synohet një proces konsultimi më transparent dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë civile dhe partnerëve social në funksion të rritjes së besimit të publikut për hartimin e ligjeve. Për të përmbushur këtë objektiv, plani i veprimit parashikon ndër të tjera:
-ngritjen e grupeve me deputetë për mbrojtjen e të drejtave të kategorive të veçanta si fëmijët, gratë, personat me aftësi të kufizuara, etj., të cilët në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët socialë do të kenë në qendër të vëmendjes problematikat e këtyre grupeve nëpërmjet procesit ligjvënës dhe kontrollit parlamentar.
-Organizimin e konferencave me shoqërinë civile për rritjen e bashkëpunimit për të evidentuar rrugët dhe mënyrat e bashkëpunimit
-përmirësime në Rregulloren e Kuvendit për afatet e konsultimit të projektligjeve me organizatat e shoqërisë civile dhe caktimin e rregullave shtesë për bashkëpunimin dhe aksesin e organizatave të shoqërisë civile në punimet e Kuvendit.
-dhënia e lejeve për organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët social me afate kohore të gjata.
-publikimi i projektligjeve në faqen e internetit, si dhe të relacioneve dhe amendamenteve përkatëse.
Objektivi i dytë i përcaktuar në planin e veprimit ka të bëjë me publikimin në mënyrë të rregullt të projektligjeve në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë. Disa nga masat konkrete që kanë filluar të zbatohen konsitojnë në:
-miratimin e një rregulloreje për publikimin e dokumenteve në faqen zyrtare të internet.
-caktimin e një personi përgjegjës për komunikimin e rregullt në mënyrë elektronike të projektligjeve dhe relacionit shoqërues.
-komunikimin me Këshillin e Ministrave për depozitimin e projektligjit.
-publikimin e projektligjeve dhe relacioneve shoqëruese menjëherë pas mbërritjes në Kuvend nga Këshilli i Ministrave apo nismëtari.
Shqyrtimi i projektligjeve duke respektuar afatet proceduriale të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit është objektivi i katërt që është përcaktuar të përmbushet brenda vitit në vazhdim nga Kuvendi i Shqipërisë.
Objektivi i pestë ka të bëjë me forcimin e rolit mbikqyrës të Kuvendit dhe forcimin e bashkëpunimit dhe monitorimit mbi institucionet e pavarura. Në këtë kuadër parashikohet:
-zbatimi i dispozitave të Rregullores për kontrollin parlamentar ndaj ekzekutivit lidhur me zbatimin e politikave dhe buxhetin vjetor.
-organizimi i kontrolleve apo monitorim i dokumentacioneve të nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje të caktuar.
-zhvillimin e seancave të pyetjeve, interpelancave për çështje të caktuara me interes publik.
-organizimi i seancave dëgjimore me anëtarët e Këshillit të Ministrave, por edhe me përfaqësues të institucioneve qendrore ekzekutive me objekt konstatimet e Progres-Raportit për vitin 2013.
-përfshirja e raporteve të Avokatit të Popullit të depozituara në Kuvend në programin e punës dhe kalendarin e punimeve të Komisioneve të Përhershme të Kuvendit.
-Trajtimi i raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga komisionet e përhershme të Kuvendit.
-rritja e llogaridhënies përpara Kuvendit të institucioneve ndaj institucioneve për të cilat ka rekomandime në raport.
-fuqizimin e kapacitetit analizues të Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura; rritjen e koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit të këtij shërbimi me institucionet e pavarura, etj.
Më tej, plani i veprimit përcakton si objektiv të gjashtë përmirësimin e performancës së institucioneve të pavarura; marrja në konsideratë e rekomandimeve të këtyre institucioneve dhe rritja e shërbimit të monitorimit në kuadër të ndjekjes së rekomandimeve që dalin nga progres-raporti për performancën e institucioneve të pavaruara.
Nëpërmjet përmbushjes së këtij objektivi synohet rritja e rolit mbikqyrës të Parlamentit dhe në veçanti forcimi i bashkëpunimit të Parlamentit me institucionet e pavarura me qëllim garantimin e pavarësisë, eficiencës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve të pavarura në forcimin e shtetit të së drejtës. Për këtë qëllim, plani i veprimit përcakton:
-përfshirjen e vlerësimeve të progres-raportit në analizën e raporteve vjetore të institucioneve të pavarura në komisionet përkatëse të Kuvendit dhe ndjekjen në mënyrë periodike të realizimit të tyre.
-reflektimin e vlerësimeve të progres-raportit në rezolutat përkatëse dhe ndjekjen zë më zë të rekomandimeve përkatëse.
Marrja në konsideratë e nevojave strukturore dhe përshtatja e strukturave organike me ligjet dhe aktet në fuqi është një tjetër objektiv i përcaktuar në planin e veprimit të Kuvendit për përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Europian. Në këtë kuadër parashikohet të shihet mundësia e futjes në axhendën parlamentare të miratimit nga komisionet përkatëse parlamentare të strukturave të depozituara në Kuvend për institucione si AMA, KMD, AKEP, AK. Po ashtu, do të vlerësohen edhe nevojat e institucioneve, sidomos atyre kushtetuese dhe do të mbështeten kërkesat e tyre për shtesë buxhetore në raport me progresin dhe vlerësimin e performancës.
Së fundmi, Kuvendi synon të forcojë kapacitetet e tij administrative. Sipas progres-raportit për periudhën Janar 2012-Qershor 2013 kapacitetet administrative të Kuvendit janë forcuar në mënyrë të konsiderueshme në kuadër të implementimit të projektit IPA “Forcimi i Kuvendit të Shqipërisë”.
Bazuar në rekomandimet e ekspertëve të IPA-s, Kuvendi parashikon:
- përcaktimin e synimeve të qarta afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të strategjisë për trajnimin dhe forcimin e kapaciteteve.
-parashimin e një buxheti të veçantë për trajnimin e administratës.
Rritjen e numrit të stafeve politike dhe teknike të Kuvendit për përafrimin e legjislacionit; kërkimin parlamentar dhe bibliotekën e Kuvendit
-rritjen e kapaciteteve për shërbimin e teknologjisë së informacionit, auditimit, etj.
Lajmi u perditesua
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com