Kuvendi: Makina iu dorëzua rezervave të shtetit


KUVENDI: MAKINA IU DOREZUA REZERVAVE TE SHTETIT
Kuvendi i Shqipërisë deklaron se makina me të cilën u kap Emiliano Shullazi nuk është pronë e Kuvendit, dhe se kjo makinë I është dorëzuar rezervave të shtetit. „Makina e tipit 'Benz 240', me targa TR 2703L,  nuk është pronë e Kuvendit të Shqipërisë. Nga 24 qershori 2011 makina e lartpërmendur është dorëzuar në rezervat e shtetit, veprim i kryer në përputhje me ligjin." - thuhet në reagimin e Kuvendit të Shqipërisë.I njëjti reagim ka ardhur dhe nga drejtoria e policisë e shtetit. 

REAGON POLICIA: SHULLAZI BLEU MAKINEN
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia deklaroi sot sesi makina dikur pronë e Kuvendit, ishte në duar të Emiliano Shullazit, në momentin e arrestimit. Sipas policisë “më datë 19 Shtator 2011 shtetasi Besnik Dogushi, ka blerë këtë automjet me ankad nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit”.
"Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, shtetasi Besnik Dogushi thekson se, automjetin me targë TR.2703 L e ka lënë për t’a shitur në servisin e Mercedez Benz në Laprakë dhe më pas këtë automjet e ka blerë në këtë servis, shtetasi Emiljano Shullazi, pa kryer ende veprimet ligjore për ndërrimin e pronësi", thuhet në komunikatën e policisë.


(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier, qytetarët me flamuj kuq e zi bëjnë paradë në qendër të qytetit